‘Dhunohet gazetari Gjergj Zefi’/ Berisha: Atentat i rëndë ndaj fjalës së lirë! Autorët para ligjit

E mërkurë, 04 October 2023 10:51
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas lajmit se gazetari Gjergj Zefi është dhunuar pasditen e sotme me sende të forta nga disa persona.

 

Në postimin e tij në Facebook, Berisha në emër të PD-së dënon me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal mafioz ndaj gazetarit Zefi, si një atentat të rëndë ndaj fjalës së lirë dhe i uron atij shërim të shpejtë.

 
Postimi i plotë:
 
Dhunohet, goditet me sende te forta gazetari Gjergj Zefi.
 
Sot pasdite persona të panjohur i kanë zënë rrugën dhe kanë sulmuar me objekte të forta gazetarin Gjergj Zefi duke i shkaktuar atij lëndime serioze.
 

Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal mafjoz ndaj gazetarit Zefi si një atentat të rëndë ndaj fjalës së lirë dhe i uron atij shërim të shpejtë.

Partia Demokratike kërkon marrjen e çdo mase për gjetjen dhe vendosjen para ligjit të porositësve dhe autorëve të këtij akti primitiv.

Login to post comments