Berisha: Rama, ky mbështetës i verbër i serbomadhisë, cilësohet si Pashiqi i dytë i Serbisë!

E mërkurë, 04 October 2023 12:22
Kryetari demokrat, Sali Berisha, publikoi një video nga fjala e tij në Kuvend, ku komentoi faktin se një gazetar i njohur gjermane, e krahasonte Edi Ramën me ish-kryeministrin serb, Nikolla Pashiq.
 

“Rama, mbështetës i verbër i serbomadhisë cilësohet si Pashiqi i dytë i Serbisë!” shkruan Berisha.

“Edi Rama, nga dita që edhi në pushtet gjer në datën 25 shtator, u bë avokat kryeson i të gjitha projekteve të serbomadhisë. U bë po aq armik i shqiptarëve të Kosovës dhe kombit shqiptar sa vetë Aleksandër Vuçiç.
 
Edi Rama, pasi dështoi në projektin e copëtimit dhe ndarjes së Kosovës, si argat i Vuçiçit u angazhua me të gjithë potencialin e tij për projektin ruso-serb të Ballkanit të Hapur.
 
A ka argat më të shpifur më të shpërfytyruar se ky. A ka albanofob me të madh në historinë shqiptare se Edi Rama,” deklaroi kryetari demokrat në Kuvend.
Login to post comments