Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka theksuar edhe njëherë tjetër se gjendja politike në Shqipëri është tejet e rëndë, pasi kryeministri Edi Rama ka krijuar të gjithë mekanizmat antiligjorë dhe antikushtetues për të mos u larguar me votë.
I ftuar në Çim Peka Live, Berisha tha se koha është që opozita duhet të hidhet në veprim duke krijuar një debat të hapur me qytetarët, pasi nqs nuk arrijnë të largojnë armikun e votës, të ardhme nuk ka më.
Berisha: Të them të vërtetën nuk kam pasur asnjëherë iluzion se Edi Rama largohet me votë. Jo nuk kam iluzion sepse Edi Rama ka krijuar mekanizmat antiligjor, antikushtetues, të grabitjes së votës. Nuk kam as dyshimin më të vogël. Natyrisht që disa kushte të veçanta i kaloi opozita të pashembullta në historinë e Europës.
Detyra e opozitës është të mbjellë shpresën dhe opozita për të mbjellë shpresën duhet të qëndrojë fortë si opozitë dhe duhet të punojë shumë për imazhin e saj. Gjykoj se koha është që opozita duhet të hidhet në veprim duke zhvilluar një debat të hapur me qytetarët me mbështetësit e saj. Nqs ne nuk arrijmë të largojmë këtë armik vote, opozita është te vota, ne të ardhme nuk kemi, bëhemi fasadë.