Berisha: Ne nuk e njohim kurrë një kryetar që e cakton Rama!

Premte, 06 October 2023 14:53
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka folur qartë sot gjatë konferencës për shtyp që dha nga selia e PD-së lidhur edhe me tentativat e mazhorancës dhe të kryeministrit Edi Rama për t'i diktuar dhe imponuar Grupit parlamentar të PD-së, kryetarin e zgjedhur nga qeveria.
 

"Ne nuk do të njohim një akt që përjashton opozitën. Ne nuk mund të njohim kurrë një kryetar që e cakton Edi Rama, - tha ai. - Por përgjegjësia do bjerë mbi ata që e çojnë vendin drejt destabilizimit.

Nuk ka shqiptar, në 600 mijë shqiptarë që kanë votuar kundër qeverisë, nuk janë as 10 që mund të pranojnë se përfaqësuesin e tyre ta caktojë Edi Rama. Nuk ka ndodhur kurrë.

 

Ai e bën këtë, por ne do bëjmë gjithçka të përballet me pasojat që krijon me një akt të tillë."

Login to post comments