Berisha është shprehur në asnjë teori apo literaturë të kriminalistikës, dhuna e ushtruar ndaj Majave nuk mund të përkufizohet si ‘plagosje e lehtë’. Prokuroria flak nga akuza shkopinjtë e bejsbollit, të cilët në asnjë manual, hiq rastin kur përdoren në rolin e tyre fillestar, për të luajtur bejsboll, nuk mund të konsiderohen si mjete të dhunës së lehtë
Plagosje e lehtë për Rrajat/ PD: Kërkojmë rishikimin e akuzës. Thyerja e kockave të kafkës dhe parakrahut nuk janë plagosje e lehtë
DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE, FLAMUR NOKA
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për bandën e ish- deputetit të Ramës, Rrahman Rraja, që ushtroi dhunë intensive dhe gjakatare ndaj Bilbil dhe Jashar Majës.
Akuza e prokurorëve është ‘ plagosje e lehtë’ dhe ‘kanosje’.
Në asnjë teori apo literaturë të kriminalistikës, dhuna e ushtruar ndaj Majave nuk mund të përkufizohet si ‘plagosje e lehtë’. Prokuroria flak nga akuza shkopinjtë e bejsbollit, të cilët në asnjë manual, hiq rastin kur përdoren në rolin e tyre fillestar, për të luajtur bejsboll, nuk mund të konsiderohen si mjete të dhunës së lehtë.
Thyerja e dy kockave të kafkës dhe parakrahut, vlerësohet plagosje e lehtë nga Prokuria dhe kjo është tallje cinike me viktimat. Eshtë mbrojtje e hapur e kriminelëve.
Edhe te termi ‘kanosje’, Prokurorisë i merret goja dhe këmbët. A e kanë parë prokurorët të paktën një anëtar të Rrajave që i rri me pistoletë te koka kushërinjve të gjakosur dhe përdhosur Maja?!
Një pistoletë e drejtuar, jo në kushtet e vetëmbrojtjes, por të agresionit është kërcënim për jetë, jo kanosje.
Partia Demokratike e konsideron një turp për prokurorinë akuzën e ngritur, e dënon me neveri dhe kërkon rishikimin e saj. Edhe pse presioni i qeverisë, i të fortëve të fisit apo shoqërisë së Rrajave, ka qenë i pranishëm, prokurorët janë të dënuar të japin drejtësi sidomos në raste të tilla kur ceshtjet, para se të shkojnë te organi i akuzës, kanë kaluar nga gjykata e opinionit publik.
Prokuroria ka dalë haptas kundër asaj që të gjithë shqiptarët kanë parë.
Prokuroria ka parë atë që Edi Rama dhe Rrajat kanë dashur që ata të shohin.
Në cdo rast tjetër mbetet që Prokuria “kur ka parë paranë, ters e ka vërtitur sherianë”.
Akuza e holluar me ujin e zi të korruptimit moral e shpirtëtor është sinjal se Rrajat plagosin rëndë dhe dënohen lehtë. Se ata gëzojnë sërish mbrojtje, të cilën do ta përdorin për kërcënime, krime dhe dhunë në zone; si kur banorët nuk pajtohen me shkeljet e tyre, apo kur ata nuk duan të votojnë partinë e zemrës së Rrajave, atë Socialiste.
Prokuroria ka minuar besimin e publikut për drejtësi dhe u ka thënë Majave dhe qytetarëve të tjerë se, jo të gjithë janë të barabartë para ligjit.