VIDEO e atentatit ndaj Salvator Kaçit/ Berisha: Rama është bosi i krimit, mandatet e vjedhura nuk do njihen kurrë

Hënë, 09 October 2023 15:00


Po ashtu, Berisha komentoi edhe qëndrimin skandaloz të Edi Ramës ndaj kësaj ngjarje.

Rama u përpoq të tallej me këtë ngjarje gjatë një takimi, por kjo video rrëzon të gjithë propagandën e tij.
 
 
 
 

 

“Kjo ishte mbrojtja që kreu i organizatës kriminale qeveritare u bëri atentatorëve, mbrojtja publike.

Mos u çudisni që vrasësit me pagesë, të kenë qenë të pranishëm në sallë duke duartrokitur bosin e krimit shqiptar, Edi Ramën.

Një gaz të veçantë, siç e patë në fytyrë, kishte Pirini, siç po e thërrasin zakonisht Pjerinin, i cili e di që mandati i tij qëndron mbi krimin.

E di që nuk ka asgjë me vullnetin e qytetarëve të Bashkisë së Lezhës.

Paraqita këtë akt, paraqita këtë moment, sepse u desh shumë e shumë kohë që ne të mund të siguronim këtë video, aktakuzë e rëndë për Edi Ramën, Pjerin Ndreun, procesin zgjedhor, farsën elektorale të 14 majit 2023.

Kjo video, ky dokument vërteton edhe njëherë se mandatet e krimit kurrë nuk duhet të pranohen dhe kurrë nuk duhet të njihen,” tha Berisha.

Login to post comments