Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Presidencë për takimin me presidentin Bjaram Begaj.
Von der Leyen ndodhet në Shqipëri në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit.
Pas takimit me Begajn, sipas agjendës së publikuar, Von der Leyen dhe kryeministri Rama të zhvillojnë një konferencë për shtyp në orën 17:30.
Ditën e nesërme, të hënën do të mbahet në Tiranë samiti i Procesit të Berlinit, ku do të marrin pjesë të gjithë liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së.
Samiti i rëndësisë së veçantë mbahet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së.