Pa dyshim që vëmendjen më të madhe mori takimi “i akullt” mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit, ky shtrëngim duarsh ndodhi për herë të parë që pas krisjes së marrëdhënies mes dy palëve.
Rama priti homologun e tij kosovar ndërsa dhënia e dorës u shoqërua vetëm me një buzëqeshje përballë kamerave, asnjë fjalë nuk kanë shkëmbyer mes tyre.
Rama ka biseduar me të gjithë liderët që ecën në tapetin e kuq, përveç kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiç. E njëjta qasje ishte dhe me homologun grek Kiriakos Mitsotakis.
Më pas të gjithë liderët e BE-së iu drejtuan hollit të Kryeministrisë ku ishte rezervuar një pritje e çudishme me një muzikë vajtuese ku dy balerinë filluan të performonin përballë pjesëmarrësve.
Pas përfundimit të koreografisë, kryeministri Edi Rama u shpreh se kërkonte që të ndërthurte artin e baletit me atë të pikturës, e cila u zbulua nga balerinët.
Më pas ishte koreografi që bëri të mundur pjesën e baletit, i cili zbuloi se puna për mini-shfaqjen kishte nisur vetëm 24 orë më parë.
Ai tregoi se gjatë komunikimit me kryeministrin i ishte drejtuar duke thënë “Edi je i çmendur?!”, pasi sipas tij nuk mund të krijonte diçka të re me këtë limit kohor.
Megjithatë ai falënderoi kreun e qeverisë për mundësinë e dhënë, ndërsa pjesëmarrësit e Samitit vijuan me axhendën e tyre.
Samiti i Procesit të Berlinit zhvillohet sot në Tiranë ku mblidhen liderët e shteteve anëtare të BE-së, përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Europian dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ky samit është i një rëndësie të veçantë pasi për herë të parë zhvillohet jashtë kufijve të BE-së dhe mbahet në Shqipëri. Punimet e samitit zhvillohen në godinën e rikonstruktuar të Piramidës.
- Mitsotakis “presion” Ramës për çështjen Beleri
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i pranishëm në samitin e Procesit të Berlinit që mbahet në Tiranë, foli për çështjen e Fredi Belerit, i zgjedhuri për kryetar bashkie në Himarë, por që po qëndron pas hekurave që prej mesit të majit për shit-blerje votash.
Kreu i qeverisë greke deklaroi para mediave se do të diskutojë me kryeministrin shqiptar për Fredi Belerin dhe shtoi se shpreson që kjo çështje të zgjidhet miqësisht.
“Po do ta diskutoj me kryeministrin Rama çështjen e Fredi Belerit. Qëndrimi ynë këtë këtë çështje ka qenë shumë i qartë, nuk kam ndërmend të ndërhyj në çështjet e drejtësisë shqiptare, por Fredi Beleri ka të drejtën të betohen ndonëse ndodhet në paraburgim dhe këtë do ta bëj shumë të qartë. Dhe shpresoj shumë që ta zgjidhim këtë çështje në mënyrë miqësore”, tha Mitsotakis.
- Rama kritika BE-së: Fqinjët marrin 4500 euro për frymë ndërsa Rajoni 138 euro! Dëshmi e frikshme e ndarjes klasore që thellon ndarjen tonë
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar Bashkimin Evropian të cilët sipas tij ndajnë në klasa vendet e Rajonit në krahasim me vendet e tjera. Kreu i qeverisë thotë se vendet e rajonit marrin vetëm 138 euro për frymë gjë që pengon procesin.
“Procesi është penguar nga çështje afatgjata midis disa vendeve të rajoni. Mund të them që fqinjët tanë të BE-së kanë marrë mbi 4500 euro për frymë dhe vendet tona marrin 138 euro për frymë. Këto shifra janë një dëshmi e frikshme e një ndarje klasore që ka thelluar ndarjen tonë në të njëjtën shtëpi të Evropës. Në kuadër të planit të investimeve të BE në Ballkanin Perëndimor, investimet janë domethënëse. Por vetëm 10% janë grante dhe 90%, mekamnizmi i përqasjes ndaj tyre është i ngadalshëm dhe i vjetëruar. Nuk po kërkoj financime të barabarta me vbendet e BE-së, ajo çfarë po them që në këtë peisazh gjeopolitik që po zhvillohet shpejt, duhet veprim dhe më i shpejt”, tha Rama.
- Tensionet Kosovë – Serbi, kancelari gjerman Olaf Scholz ka një mesazh të rëndësishëm
Kancelari gjerman Olaf Scholz mbajti fjalën e tij gjatë samitit të Procesit të Berlinit.
Sipas Scholz takimet e nivelit të lartë dhe ministerialet e realizuara së fundmi në Shqipëri kanë qenë të shkëlqyera, ndërsa shtoi se Procesi i Berlinit do të ndihmojë në anëtarësimin e gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Gjatë fjalës së tij, Scholz ka bërë thirrje që Serbia dhe Kosova të lënë pas konfliktin e vjetër por të fokusohen tek dialogu dhe e ardhmja e paqes në rajon.
“Ky vlerësim është po aq i vërtetë sot sa ka qenë edhe vjet. Procesi i Berlinit është një forum bashkëpunimi ku bashkëpunimi është i nevojshëm, pra kërkohet më shumë se kurrë. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka treguar edhe njëherë se sa e rëndësishme është të flasim në një zë të vetëm europian dhe që ne të bashkëpunojmë edhe më tej dhe e theksoj këtë çështje dhe siç e përmendët edhe ju në fjalimin tuaj është shumë e qartë në formë absolute që fakti që ne jemi të ulur këtu të gjithë së bashku, ne e dimë që kemi një situatë të re shumë të vështirë, jo shumë larg nesh që po ndodh tashmë, me agresionin e Hamasit kundër Izraelit dhe të gjitha pasojat që ka dhe do të mund të ketë. Krizat e shumëfishta në rajon, në Ballkanin Perëndimor kanë theksuar nevojën urgjente për të punuar me fortë së bashku dhe për të tejkaluar antagonizmat. Ka ardhur koha për të tejkaluar konfliktet të cilat kanë vijuar për shumë më gjatë dhe që në fakt ju mbajnë ju në vend numëro. Përshkallëzimet e fundit në veri të Kosovës kanë vërtetuar sa e rëndësishme është kjo. Ne duhet të përfundojmë zbatimin e marrëveshjeve të cilat janë arritur me anën e dialogut të normalizimit të udhëhequr nga BE dhe jam shumë i kënaqur që ky samit realizohet në një vend të Ballkanit Perëndimor” – u shpreh Scholz.
- Rama kritika liderëve të BE: Premtimet ekonomike nuk janë realizuar plotësisht
Në fjalën hyrëse të Samitit të Berlinit që po mbahet sot në Tiranë, kryeministri Edi Rama u shprehu liderëve të Bashkimit Europian nevojën e futjes së Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në BE.
“Ndihem vërtet mirë që kujtojmë atë udhëtim të përbashkët që nisi nga Angela Merkel, disa prej jush janë nga BE dhe disa të tjerë jemi nga E pa B. e megjithatë të gjithë ne besojmë fort këtë ditë nevojën e një çatie të përbashkët dhe madje edhe një llogoreje në këto kohëra sforce që duket se do të përkeqësohen para se të përmirësohem. Është një regjim ka detyruar një vend të pavarur të mbrojë vendin e vet, Evropa po ndryshon shumë më shpejt dhe më ndryshe, ka një sulm shkatërrues kundër Izraelit që ka detyruar një tjetër komb demokratik që të vetëmbrohet. Pikëpamje të ndryshme për botën po krijojnë ndasi përrerh komunitete demokratik, pyetja është se si po reagojmë ndaj kësaj skene ndërkohë që ne jemi të bashkuar kundër Rusisë, a po pëgratisim një përgjigje me të cilat po përballet komuniteti ynë, të gjithë ne që përfaqësojmë Evropën ndarja e dhimbshme mes anëtarëve dhe jo anëtarëve të BE, të jetosh pa BE nuk është e lehtë, sfida po intensifikohet krahasuar me homologët e BE, nuk dua të ngre gishtin por të ngre disa pijkëpyteje a mund t’i përballojmë këto ndasi siç bënim disa vjet më parë?” – u shpreh Rama.
I ulur krah kancelarit gjerman Scholz, Rama pati dhe kritika për liderët e BE-së ku tha se nuk janë mbajtur premtimet ekonomike.
“Gjatë 9 viteve kemi dëshmuar në takime të panumërta, edhe u bëmë pinoer të iniciativave tona si Open Balkan, që do kishte qenë i pakonceptueshëm pa procesin e Berlinit. U detyrohemi vendeve si Franca, , Australia që kanë qenë kampione të kësaj nisme. Futja e kësaj fryme e kombinimi në frymën e rajonit është një arritje e madhe të procesit të Berlinit. Më duhet të theksoj se premtimet konkrete të procesit të Berlinit nuk janë realizuar plotësisht”, tha Rama.
Kryeministri tha se ndarja klasore në “shtëpinë e Europës” është “e frikshme” sa i përket të ardhurave, ndërsa shtoi se duhet të punohet për ngushtimin e hendeqeve ekzistuese para se Europa të dëmtohet.
“Kombinimi në frymën e rajonit është arritje e madhe për nismën e Procesit të Berlinit. Synimet megjithatë nuk janë arritur plotësisht. Merkel tha se demokracia pa infrastrukturë nuk mund të funksionojë si duhet. Komisioneri Varhelyi na ka shkundur të gjithëve duke na drejtuar dhe tani po ndërmarrim hapa për të vijuar më tej. Shqipëria ka luajtur rolin e saj, por përpjekjet për heqjen e tarifave dhe të tjera, Procesi është penguar nga çështje afatgjata midis disa vendeve të rajonit. Për të folur mbi këtë fqinjët tanë të BE kanë marrë mbi 4500 euro për frymë, ndërsa vendet tona marrin 138 euro për frymë. Këto janë dëshmi e ndarjes së frikshme klasore që ka thelluar ndarjen në shtëpinë e Evropës. Nuk po kërkoj fitime të pabarabarta për vendet jo anëtare. Ajo që po them është se në peizazhin që po zhvillohet shpejt në kohën e sotme, ne duhet të eksplorojmë rrugë të reja për të ngushtuar hendeqet ekzistuese dhe të merremi me këtë ndasi para se të dëmtojmë Europën nga brenda”, u shpreh ai ndër të tjera.
- “Si nuse që nuk i vjen dhëndri”, Michel garanton Ramën: Do e bëjmë dasmën
Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel në fjalimin hyrës në nisje të punimeve të Samitit të Procesit të Berlinit, i ka kujtuar kryeministrit Edi Rama deklaratën e tij se “procesi i zgjerimit ngjan me me nusen që nuk i vjen dhëndri”, teksa i garantoi se “dasma” do të bëhet.
Michel u shpreh se BE kërkon të vijojë me procesin e zgjerimit pasi sipas tij është investim në begatinë e anëtarëve aktualë dhe atyre të ardhshëm. Ai shtoi se vendet e rajonit kanë pritur shumë.
“Zgjerimi është investim në paqen dhe begatinë qoftë të BE dhe anëtarëve tanë të ardhshëm. Kjo mundësi nxit bashkëpunimin tonë me vendet e Ballkanit Perëndimor. Rrugëtimi juaj ka nisur para 20 vitesh, megjithatë ka qenë i ngadaltë, tani e dimë që ka ardhur koha të mbajmë këtë premtim. Ky afat është hasur me skepticizma në rajonin tuaj sepse keni pritur me një kohë shumë të gjatë. E di që Edi e ka krahasuar me nusen që si vjen kurrë dhëndri në dasmë, por ne do e bëjmë këtë dasmë. Plani ynë është serioz për të ardhmen e BE-së. Ne ramë dakord se do të jemi gati për zgjerimin e radhës. Mos i lini fantazmat e së kaluarës t’ju pengojnë të ardhmen”, tha Michel.