‘Samiti nuk pati një deklaratë që të mbetet si dokument themelor historik. Kryeministri grek ia plasi në fytyrë Ramës’

Tuesday, 17 October 2023 17:17
Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se pavarësisht se samiti i Procesit të Berlinit duhej të sillte shpresë, kjo gjë nuk ndodhi.
 

“Samiti padyshim u mblodh si shpresë për të sjellë mbështetjen e BE për rajonin dhe Shqipërinë. Në fakt, të paktën për Shqipërinë, shpresa ngriu në oborrin e samitit.

Kjo sepse kryeministri i Greqisë ia plasi në fytyrë Edi Ramës në samit, duke deklaruar se Greqia do bllokojë Shqipërinë për arsye se ky vend, Shqipëria, nuk respekton shtetin ligjor dhe vlerat evropiane. Edi Rama, të dashur qytetarë, për interesa të tij mafioze, konkretisht të Oltës dhe Olsit, vëllait të tij, mban të burgosur politik Fred Belerin dhe në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, nuk lejon betimin e tij.
 

Më i lumturi në samit, ishte kryeministri Dritan Abazoviç, sepse vendi i tij prej një viti e gjysëm nuk krijon dot qeveri.

Samiti, me gjithë fasadën, nuk arriti ndonjë rezultat konkret shtensionues për rajonin, sepse sherrin nuk e mbuloi dot fasada. Tokë e kohës së ngadaltë!
 

Samiti i Tiranës u mblodh 20 vite pas samitit të Selanikut, në të cilin opozita shqiptare ishte e ftuar nga opozita greke. Këto 20 vite, nga rajoni, vetëm Kroacia është anëtare e BE. Për vendet e tjera të rajonit, anëtarësimi në BE, mbetet për faj të regjimeve të tyre, horizont që largohet.

Samiti i Tiranës nuk pati një deklaratë që të mbetet si një dokument themelor historik i tij.

Qytetarët shqiptarë, dhe ata të rajonit që nuk dinin gjermanisht, nuk arritën as të njihen me deklaratën e personalitetit më të rëndësishëm të këtij samiti, kancelarit Olaf Scholz, sepse fasada kishte ngrënë përkthimin.

Gjithçka mbetet nga samiti është deklarata e presidentes së KE, Ursula von der Leyen, e cila tha se thesin e kemi plot me para, por duhet të bëni reforma që t’i merrni ato. Më fjalë të tjera, duhet të bëni reforma që të mos vidhni paratë e taksapaguesve europianë.

Ndërkohë si për ironi të fatit, në sfondin e magjishëm të baletit të Përlocajt, Radio France Internationale informonte botën për lidhjet e Edi Rramës me drogën.

Si përfundim, dua të garantoj partnerët europianë, se PD, lokomotivë e vërtetë e integrimeve evropiane dhe euroatlantike, do të punojë fort për realizimin e aspiratës së shqiptarëve, anëtarësimin e Shqipërisë në BE si e ardhmja më e ndritur e kombit shqiptar.

PD falënderon me mirënjohje në këtë rast, përfaqësuesit më të lartë të vendeve anëtare të BE për ndihmën bujare që ata i kanë dhënë këto 32 vite në rrugën e saj. Gjithashtu shpreh mirënjohje të thellë për varrosjen që i bënë dje, projektit ruso-serb apo serbo-rus të Ballkanit të Hapur,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...