Sipas Berishës, Albin Kurti i mori Ramës edhe Samitin edhe vizitën e Macron dhe vëmendja më shumë ishte tek kryeministri i Kosovës, se sa tek Edi Rama.
Komenti i kreut të PD-së, Sali Berisha:
Kurti i mori Ramës Samitin, por edhe vizitën e Presidentit Macron.
Miq, caktimi i Tiranës si kryeqyteti ku do mbahej Samiti i BE për nismën e Berlinit ishte ngjarja e cila që në fillim i ktheu Edi Ramës gëzimin në ligësi.
Me urdhër të padronit të tij ai nisi menjëherë veprimet të gjitha antishqiptare madje edhe dy ditë para mbledhjes së Samitit vetëm e vetëm që Kurti të sanksionohej nga BE dhe të mos pranohej në Samit, ose ai vetë për shkak të provokimeve të ulta të Ramës të refuzonte ardhjen në Tiranë.
Të gjitha këto si kusht për ardhjen e padroni të Ramës, Vuçiç në Samit. Por sipas një ligji të pashkruar që thotë se të ligut gëzimi i kthehet në ligësi edhe Ramës gëzimi i Samitit se do të dërmonte Kurtin ju kthye në ligësi. Në fakt Kurti jo vetëm erdhi dhe mori vetë vëmendje mediatike disa herë më të madhe se Rama.
Me praninë e tij në samit ai i la Ramës lajmin refuzimit të pjatës së baltës me portretin e tij që Rama kishte përgatitur dhuratë te personalizuar për pjesëmarrësit si në sulltanatet e largëta të globit kurse vetë me sfidën që i bëri me ardhjen duke e shumëzuar me zero Ramën dhe me takimet politike të nivelit më të lartë që pati e komentet e panumërta rreth tij e errësoi fatalisht të ligun e Samitit.
Ndaj dhe Ramës gëzimi për Samitin se do të asgjësonte Kurtin për llogari të Beogradit i mbeti thjesht një ligësi.
E njëjta gjë ndodhi edhe me vizitën e parë të Presidentit të Francës Emanuel Macron në Shqipëri.
Pas lajmit që kjo ishte vizita e parë e një Presidenti francez në Shqipëri lajmi i dytë më i rëndësishëm i vizitës ishte drithërimi nga gëzimi i Edi Ramës nga deklarata e Presidentit Macron se vendi i tij do bllokonte vizat për Kosovën, sipas disave kurse sipas të tjerëve deklarata nuk ishte e tillë.
Por gëzimi i papërmbajtur i Ramës nga kjo dhe përshëndetja e Vuçiçit nga Kina e kësaj deklarate e heroizoi edhe më shumë Kurtin në sytë e shqiptarëve si viktimë e kurtheve të Tiranës dhe Beogradit. Kështu kryeministri i Kosovës u bë përsëri personazh kryesor në këtë vizitë në media pa qenë fare i pranishëm duke kthyer Ramës përsëri gëzimin e vizitës në ligësi dhe vello turpi para kombit shqiptar.