Berisha: Shpresa ka munguar se ne s’kemi vepruar! Tani nis etapa e dytë, betejën do e nisin deputetët

E mërkurë, 18 October 2023 23:06

Kryedemokrati Sali Berisha ka njoftuar se tani nis një etapë e dytë në betejën me mazhorancën e Edi Ramës dhe këtë herë do e bëjnë deputetët.

Sipas Berishës, sa më shumë të qëndrojnë kundër Edi Ramës aq më e madhe do të ishte shpresa e shqiptarëve ndaj opozitës.

Berisha: Pas kësaj mbledhje, unë kërkoj nga ju që të mblidhni të gjitha strukturat, të gjitha seksionet dhe të paraqisni gjendjen dramatike të demokracisë shqiptare.

Askush përveçse ne nuk mund të sjellë ndryshimin dhe shpresën.
 
Flitet shumë për shpresë dhe ajo është mungestarja e madhe, nuk mund ta mohojmë këtë.
 

Por a e dini pse është mungestare? Se ne nuk kemi vepruar. Se nëse ne do ishim në këmbë të gjithë, absolutisht, shpresa do ishte në këmbë bashkë me ne.

Dhe sa më shumë të qëndronim ne kundër Edi Ramës, aq më e madhe do ishte shpresa e shqiptarëve ndaj nesh.

Pra, kemi bërë punë të madhe këto dy vite, kemi luftuar për ekzistencën tonë. Ia kemi dalë! Ia kemi dalë në të drejtën tonë.

Tani është beteja, kapitulli i dytë, etapa e dytë e një rëndësie jetike për demokracinë shqiptare.

Përndryshe, Edi Rama...

Edhe dje i thoshte presidentit francez, kjo puna e integrimit, ne ato para na duhen. Ju garantojmë se absolutisht nuk i duhet integrimi. Jo mo jo! Se integrimi i ka kushtet e shkruara. Ai kushte nuk plotëson. Ai do karrigen, bjerini edhe paratë thotë, kaq jemi mirë këtu.

Por ne na duhet integrimi, se ne u themeluam si parti e vokacionit perëndimor, parti e integrimeve. Për kohën që ishim në pushtet, ishin lokomotivë e integrimeve. Ne e kemi yll polar atë tani.

Ne na duhet bashkëpunimi me Kosovën. Është gjysma e kombit. Kosova sot është një vend shumë më demokratik se Shqipëria. Në Kosovë nuk vendos krimi.

Nuk vendosin familjarët e Edi Ramës dhe ministrave, vendos ligji, ky është problemi.

Ndaj dhe e nisim këtë betejë me bindjen më të thellë në fitoren tonë të padiskutueshme.

Kjo betejë do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë.

Por, do e nisin deputetët e PD. Ne na takon, ne do e nisim aty!

Login to post comments