Pas mbërritjes në Izrael, kryeministri britanik Rishi Sunak tha në një deklaratë për mediat në aeroportin e Tel Avivit se sulmet e Hamasit më 7 tetor ishin një “akt i papërshkrueshëm, i tmerrshëm terrorizmi” dhe u shpreh se Mbretëria e Bashkuar qëndron me Izraelin.
“Pres me shumë padurim takimet e mia më vonë me kryeministrin dhe presidentin dhe shpresoj shumë që ato të jenë takime produktive”, tha Sunak.
Ai kishte fluturuar për në Qipro mbrëmë dhe më pas për në Tel Aviv këtë mëngjes.