Vazhdim i deklaratës së Kryetarit të PD, z. Sali Berisha, në dalje të Kuvendit, pas protestës së deputetëve të opozitës në parlament dhe qendrimeve që mbajti kreu i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi, ndaj revoltës së kolegëve.
Shkoni dhe pyesni pse është përzënë nga Gjeneva. Ka qenë më studime atje. Student.
Është përzënë për drogë. E di vetë ai.
E dyta, pyesni pak se kush është Aranit Arapi. Unë e kam këtu në librarinë dixhitale kushedi sa informata të qytetarit dixhital për të. Aranit Arapi është krahu i djathtë i Saimir Tahirit në trafikun e drogës për kohën kur ishte.
Për hir të vërtetës, e përzuri Fatmir Xhafaj. Një njeri që nuk e mori Sandër Lleshaj, e kish edhe mirditor, por nuk e mori se e dinte se nxinte. E mori ky dhe e bëri këshilltar kryesor.
Ajo sera që u kap me 90 gra në Berat, mbikëqyrjes nga Çuçi dhe Araniti.
Tani Çuçi është një gënjeshtar i paskrupullt. Kur themi që komisioni është ngritur mbi bazë konsensusi, nuk nënkupton kurrë që ne do i caktojmë njëri-tjetrit me konsensus anëtarët. Komisioni funksionon mbi bazën e konsensusit. Dmth që ligjet, nenet që ai miraton, duhet t’i miratojë me konsensus.
Dhe e tillë ka qenë në 32 vite."