Sot duhej të ishte një ditë kur duhej të flitej masivisht për mega-aferën e inceneratorëve.
Kjo për shkak se 100 milionë euro të dyshimta synojnë të pompohen në këtë mega-aferë.
Me urdhër të prokurorisë politike, Jamabër Malltezi u ndalua në aeroportin e Rinasit, teksa priste bashkëshorten e tij.
Por akoma më e rëndë është kjo ngjarje pasi ajo vjen pikërisht në kohën kur opozita ka nisur rezistencën ndaj qeverisjes së Edi Ramës.
Frika e Edi Ramës nga bashkimi i opozitës në Kuvend, dhe sinjalet që janë dhënë se qëndresa do jetë e fortë, sollën edhe këtë urdhër politik.
Mjafton fakti se Malltezi u ndalua edhe pse nuk ishte marrë ndonjëherë në pyetje, për të kuptuar se si vepron politikisht prokuroria e posaçme.
Pastaj nëse dikush mund të ketë dyshime, mjafton të shohë se si një ish-prokuror i diktaturës, i denoncuar publikisht nga organet përkatëse si hetues i komunizmit, vendos të përndjekë opozitën, por edhe ish-pronarët.
Pak gjëra kanë ndryshuar që atëherë kur ky prokuror bënte ligjin e partisë.