Associated Press: Akuzat ndaj Berishës u ngritën pas padisë nga eksponenti socialist Taulant Balla

Diel, 22 October 2023 11:32

Mediat ndërkombëtare po i bëjnë jehonë zhvillimeve të fundit politike në Shqipëri.

Agjencia e njohur, Associated Press, shkruan se kreu i opozitës, Sali Berisha, thotë se ndaj tij është ngritur akuzë.

“Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tha të shtunën se prokurorët e akuzuan atë për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me një marrëveshje toke që përfshinte një pronë në Tiranë. Berisha, 79 vjeç, tha se zyra e prokurorit, përgjegjëse për çështjet kundër zyrtarëve të lartë, e urdhëroi atë të mos largohej nga vendi,” shkruan AP.
 
“Për këto akuza, unë deklaroj se janë absolutisht pa asnjë bazë dhe akuza të pastra dhe tërësisht politike nga kryeministri Edi Rama,” tha Berisha në një konferencë për shtyp të shtunën vonë.
 

Agjencia thotë se Rama nuk reagoi ndaj një kërkese të tyre për koment.

Por AP thekson se akuza ndaj Berishës erdhi pas një padie nga eksponenti i lartë socialist, Taulant Balla.

“Akuzat vijnë tre vjet pasi ministri i Brendshëm socialist, Taulant Balla, në atë kohë kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste në pushtet, dërgoi në prokurori një dosje me akuza kundër Malltezit dhe Berishës,” shkruan AP.

Kujtojmë se Berisha e ka akuzuar vazhdimisht Ballën për lidhje të forta me krimin e organizuar.

Modifikuar më Diel, 22 October 2023 11:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...