Berisha: Hakmarrja ndaj Argita Malltezit vjen sepse Ramës i përmenda skandalin e tenderave të thjeshtrës!

Hënë, 23 October 2023 14:44

Në konferencën për mediat nga selia blu, kryetari i Partisë Demokratike, deklaroi se hakmarrja ndaj Argita Malltezit është bërë për shkak se i ka përmendur skandalin e tenderave të thjeshtrës!

 
 

Pjesë nga deklarata e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Malinjiteti dhe keqësia e Edi Ramës, hakmarrësit primitiv dhe këtyre larove të tij, kulmon kur në tre ose katër raste shkruajnë se Abi Malltezi mori dividentin dhe Argita Malltezi nuk e deklaroi në të ardhurat e veta në ILDKP.
 
Tani këtyre individëve që përdhosin ligjin dhe drejtësinë, u them kaq: jeni ose skllevër të Edi Ramës, ose injorantë në ekstrem.
 

Argita Malltezi ka deklaruar pasuritë e veta edhe dy vite para se ta detyronte ligji, kur i ka deklaruar i ati.

Argita Malltezi ka deklaruar çdo vit, por ligji i ILDKP nuk detyron lidhjen e lidhjes.

Argita Malltezi nuk deklaron pasuritë sepse është funksionare, deklaron pasuritë për shkak të të atit.

Jamarbër Malltezi nuk është subjekt i ILDKP dhe asaj i është thënë nga drejtues të ILDKP se nuk deklarohet lidhja e lidhjes.

Këta përdhosës të ligjit, për të akuzuar vajzën time për llogari të Edi Ramës, nuk i referohen ligjit të ILDKP, por ligjit të bashkësisë familjare, por edhe atë e interpretojnë sipas oreksit të Edi Ramës. Sepse edhe ai ligj e përjashton.

Ai ligj thotë se të gjitha janë bashkë, përveç pasurisë që vjen dhe fitohet nga trashëgimia. Argita Malltezi nuk ka asnjë qindarkë nga trashëgimia e bashkëshortit. Trashëgimia e bashkëshortit ka qenë Begeja, gjyshja e tij.

Tani i kthehem Edi Ramës.

Edi Rama, Argita Malltezi, që nga vitet kur ka marrë rrogën e parë si pedagoge e gjer më sot, nuk ka fituar kurrë si kontraktore apo nënkontraktore nga sektori shtetëror apo publik.

Jo, sepse këtë e ndalon ligji, e ndalon Kushtetuta dhe ajo është njeri i ligjit.

Kurse, si hakmarrje pse unë të kam përmendur thjeshtrën ty, Edit dhe Lindës u them sa merreni me vajzën time, këshillojeni vajzën e shtëpisë.

Sqarojeni se Kushtetuta nuk e lejon të marrë pjesë në tendera as direkt dhe as indirekt. Dhe ajo si shushunjë ka thithur gjakun e të varfërve shqiptarë duke marrë pjesë në dhjetëra e qindra tendera. Duke përdorur pushtetin e thjeshtrit për t’i fituar ato fët e fët.

Ia them këtu Edi Ramës se do lësh pushtetin për shkak të saj. Se mandati yt është djegur dhe se je i pashpresë.

Kurse mamasë së saj i them, vajzën më mirë këshilloje të mos bjerë viktimë e pangopësisë në para. Po si vajzë e shkolluar të respektojë ligjet e vendit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...