Gjykata politike e Ramës la në qeli Malltezin, avokati: S’ka vepër penale! Aludime të paprovueshme

Hënë, 23 October 2023 21:36

Gjykata politike e Edi Ramës la në fuqi vendimin për masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Jamarbër Malltezin.

Pas seancës, në reagimin e tij për mediat, avokati mbrojtës, Klodian Skënderi, theksoi se nuk ka vepër penale dhe se Malltezi po akuzohet për një marrëveshje civile me një familje të vjetër tiranase.

Gjithashtu sipas avokatit, standardi i provueshmërisë është shumë i ulët dhe me këto aludime dhe se po cenohet parimi i sigurisë juridike.
 

Avokati Klodian Skënderi: Qëndrimi ynë është qenë rastin konkret nuk ka vepër penale, për arsye se personat në hetim sepse personat nën hetim janë në një marrëdhënie civile të pastër, nuk mund të aludohet që me anë të ligjeve apo VKM-ve që as nuk janë atakuar në kohë, as kundërshtuar, të pretendohet kryerja e veprave penale.

Qëndrimi jonë në raport me akuzat e atribuara në rastin e Jamarbër Malltezit është një qëndrim mohues.
 

Këtë e them me bindje, pasi kemi parë aq sa mundëm fashikujt e depozituara në gjykatë.

Të akuzosh dike së është një trashëgimtar i ligjshëm i një familje të vjetër tiranase që është familja Begeja, që ka lidhur një kontratë me një familje tjetër tiranase, është shumë e guximshme.

Standardi i provueshmërisë është shumë i ulët dhe me këto aludime, në këtë vend po cenohet parimi i sigurisë juridike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...