Erdogan pro Hamasit: “Nuk janë terrorristë, mbrojnë popullsinë”

E mërkurë, 25 October 2023 21:25

Me një qëndrim të ndryshëm nga të gjithë anëtarët e NATO-së dhe në kundërshtim me qëndrimin që mbajnë vendet perendimore Raisi i Turqisë ka refuzuar të quajnë organizatëën islamiste që kreu sulmin e fillim tetorit mbi Izraelin, si terroriste. “Hamasi nuk është organizatë terroriste, por një grup çlirimtarësh që lufton për të mbrojtur tokat dhe qytetarët”, u shpreh presidenti turk Rexhep Taip Erdoğan gjatë një takimi me grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në Ankara.

Por paralalisht me marrjen në mbrojtje të luftëtarëve të Hamasit presidenti turk theksoi edhe dy standartet që përdorin vendet perëndimore për Izraelin, i cili sipas shifrave të deri tanishme në mbi 6 mijë të vrarët nga sulmet ka masakruar edhe shumë fëmijë: “gjysma e të vrarëve deri më tani janë fëmijë”, tha ai. Sipas Erdogan kur shtetet që dolën në mbrojtje të botës në luftën e Rusisë kundër Ukrainës heshtin për masakrën në Gaza, kjo është “shprehja më konkrete e hipokrizisë”. Duke akuzuar vendet jashtë rajonit se i “kanë hedhur benzinë zjarrit” në emër të mbështetjes së Izraelit, Erdoğan tha se SHBA-ja do të humbasë pasi nuk duket se dëshiron që bota të drejtohet në mënyrë të drejtë.

Më tej, Erdoğan tha se Turqia është thellësisht e pikëlluar nga pafuqia në të cilën ka rënë OKB-ja, pasi siç theksoi ai, askush nuk e merr seriozisht pasi mbylli një sy ndaj vrasjes brutale të fëmijëve.

“Kundërshtimet e Turqisë ndaj strukturës së padrejtë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së u konfirmuan përsëri nga lajmet e fundit”, tha Erdoğan, duke iu referuar mënyrës sesi rezolutës së armëpushimit në Lindjen e Mesme iu vu veto nga SHBA si një prej pesë anëtarëve të përhershëm të këshillit.

Në takimin e grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në Ankara, presidenti Erdoğan tha para 7 tetorit, kur shpërtheu konflikti, ai kishte planifikuar të vizitonte Izraelin, por më pas i anuloi planet e tij.

“Nuk kemi problem me shtetin e Izraelit, por asnjëherë nuk i kemi aprovuar dhe nuk do t’i aprovojmë mizoritë që zbaton Izraeli duke vepruar si organizatë dhe jo si shtet”, tha Erdoğan.

Konflikti në Gaza, i cili ka qenë nën bombardimet izraelite që nga 7 tetori, filloi kur Hamasi nisi operacionin “Tufani i Aksasë”, një sulm i befasishëm i shumë-anshëm që përfshinte një breshëri lëshimesh të raketave dhe depërtimesh në Izrael përmes tokës, detit dhe ajrit. Grupi tha se operacioni ishte në hakmarrje për sulmet ndaj xhamisë Al-Aksa dhe dhunës në rritje nga kolonët izraelitë kundër palestinezëve.

Ushtria izraelite më pas nisi një fushatë të pamëshirshme ajrore kundër Rripit të Gazës.

Pothuajse 7.200 njerëz janë vrarë në konfliktin aktual, përfshirë të paktën 5.791 palestinezë dhe 1.400 izraelitë.

2.3 milionë banorët e Gazës kanë mbetur pa ushqim, ujë, ilaçe dhe karburant, ndërsa autokolonat e ndihmave të lejuara në Gaza kanë bartur vetëm një pjesë të asaj që nevojitet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...