Malltezi në burg për pronën e tij. Strategjiku Gaci, resort me prone të falsifikuar

E Enjte, 26 October 2023 11:57

Standardet e dyfishta që ndjek Prokuroria e Posaçme kanë marrë një përmasë ulëritëse.

Fundjavën e kaluar, prokuroria dhe gjykata speciale prangosën Jamarbër Malltezin, për një çështje që, e thjeshtuar në maksimum, kishte të bënte me fitimin e pronës së tij si trashëgimtar prone dhe zhvillimin e saj.

Një veprim që kanë kryer qindra e mijëra shqiptarë, të cilët kanë rimarrë pronat e të parëve të tyre, të cilat ua kishte shtetëzuar me forcë regjimi komunist.

Nga ana tjetër, SPAK është treguar jo vetëm tolerant, por as nuk ka denjuar të marrë nën hetim “investitorin strategjik”, Artan Gaçi dhe bashkëshorten e tij, ish-ministren Olta Xhaçka, të cilët po ndërtojnë resort turistik mbi një pronë me dokumenta false në bregun e Himarës.

Shkeljet në dokumentacionin e pronësisë të “investitorit strategjik” e ka gjetur vetë Prokuroria e Posaçme, e cila ka vënë nën sekuestro një sipërfaqe mbi 5 mijë metra katrorë.

E, megjithatë, askush nuk është penalizuar, ndërkohë që resorti i Artan Gaçit dhe Olta Xhaçkës po vijon të ndërtohet pa asnjë shqetësim dhe familja “strategjike” është e lirë dhe, me fuqinë e pushtetit, i bën karshillëk kujtdo që ka ndonjë kritikë ndaj tyre.

Hetimi për falsifikimin e pronës në Himarë nisi pas kallëzimit të kryer nga Fredi Beleri.

Ky i fundit ka deklaruar se Artan Gaçi, bashkëshortja e tij, Olta Xhaçka, kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro dhe një qytetar, Foto Mëhilli, kanë falsifikuar dokumentat e pronës në vitin 2019, pak para se burri i ministres së Ramës ta blinte dhe ta përdorte për fitimin e statusit të “investitorit strategjik”.

Në kallëzimin e Belerit lihet të kuptohet se Artan Gaçi dhe Jorgo Goro kanë rol aktiv në falsifikimin e pronës së Foto Mëhillit, me qëllim që toka t’i kalonte më pas “investimit strategjik”.

Megjithatë, nga hetimi i deritanishëm, SPAK ka “arrestuar” vetëm tokën dhe nuk ka guxuar të arrijë tek përfituesit e kësaj skeme falsifikimi, që përkthehet në fitim miliona euro nga resorti turistik, i cili ka në dispoziocion edhe bregun e detit para kompleksit, në forme dhuratë dhe pa shpërblim nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama personalisht.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...