Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi sot vendimin skandaloz të gjykatës, për t’i caktuar si avokat shteti, një person që e kishte shpallur publikisht urrejtjen ndaj kreut të opozitës.
Më vonë, gjykata u tërhoq nga caktimi i Artan Simonit, por ky ishte një tregues sa ky proces është thellësisht politik.
“E patë ju kush ishte?
Nuk kam asnjë njoftim për avokatët e rinj.
Por ai që ishte, ai ishte ekzemplari më i shkëlqyer për fytyrën e Edi Ramës,” tha Berisha.