I ftuar në SYRI TV me Armela Ferko, Mark Crawford, Kreu Emeritus Dhoma Amerikane e Tregtisë ka folur për të dhëna të reja në çështjen Rama- McGonigal gjatë seancës gjyqësore në SHBA.
Crawford, theksoi se McGonigal ka pranuar që ka ardhur në Shqipëri dhe nuk e ka deklaruar këtë ngjarje para FBI, ka bashkëpunuar me rusët, ka bashkëpunuar me disa shqiptarë që janë këtu, ka marrë para nga ata, ka punuar për të marrë ca puse nafte, ka ardhur për të hetuar një amrikanë që ishte duke ndjekur një nga partitë e opozitës.
Sipas Crawford, disa nga këto shkelje mund të hetohen në Amerikë dhe disa të tjera që kanë ndodhur këtu, ndoshta nuk është në kopetencën amerikane është kompetenca shqiptare nëse do hetohet.
‘Në këtë çështje është përfshirë FBI dhe disa çështje kombëtare në lidhje me rusët, pasi ne jemi në luftë me Rusinë duke mbështetur Ukrainën, kurse rusët janë duke u pasuruar me naftën dhe është një lidhje me Shqipërinë këtu kështuqë këto janë gjëra që FBI dhe agjensi të tjera nuk duan që të dali në publik’, u shpreh ndër të tjera Craëford.
Crawford: McGonigal ka pranuar të gjitha gjërat që janë bërë publike. Ka pranuar që ka ardhur në Shqipëri dhe nuk e ka deklaruar këtë ngjarje para FBI, ka bashkëpunuar me rusët, ka bashkëpunuar me disa shqiptarë që janë këtu, ka marrë para nga ata, ka punuar për të marrë ca puse nafte, ka ardhur për të hetuar një amrikanë që ishte duke ndjekur një nga partitë e opozitës, kështuqë këto gjëra janë publike. Disa nga këto shkelje mund të hetohen në Amerikë dhe disa të tjera që kanë ndodhur këtu, ndoshta nuk është në kopetencën amerikane është kompetenca shqiptare nëse do hetohet. Nuk e di nëse do hetohet kjo është një punë për SPAK.
Në këtë çështje është përfshirë FBI dhe disa çështje kombëtare në lidhje me rusët, pasi ne jemi në luftë me Rusinë duke mbështetur Ukrainën, kurse rusët janë duke u pasuruar me naftën dhe është një lidhje me Shqipërinë këtu kështuqë këto janë gjëra që FBI dhe agjensi të tjera nuk duan që të dali në publik.
Por ka një nivel tjetër që është Kongresi dhe ata duan të pastrojnë situatën sepse ne nuk mund të shkojmë te komshia dhe ti themi pastroni shtëpinë kur kemi rrëmujë në shtëpinë tonë.
Kur Kongresi të marri të dhënat pasi nuk i janë dhënë në dijeninë time, pra nuk i është plotësuar kërkesa e tyre sepse prej dy javësh kemi pasur rrëmujë në shtëpinë tonë.