Çfarë e shtyn deputetin Gunther Krichbaum të mashtrojë?/ Sot tha nuk takohem me persona nën hetim, por Lulzim Bashën e ka takuar kur ky ishte i pandehur

Saturday, 28 October 2023 18:23

Sot në një prononcim për mediat Gunther Krichbaum u shpreh se “para se unë të takohem me njerëz, do të doja të mos kishim akuze penale konkrete”.

Në këtë mënyrë ai u përpoq të shmangte skandalin që si opozitë takojë vetëm Lulzim Bashën dhe Endri Shabanin, të cilët nuk përfaqësojnë asgjë për opozitën reale.

 

Nëse do e kishte qëndrim parimor, do të mirëkuptohej dhe provohej se nuk po i bindej Edi Ramës që të njihte për opozitë atë që Edi Rama do të donte të kishte opozitë të vendit. Por faktet flasin ndryshe.

 
 

Image

 

Gunther Krichbaum gjatë periudhës 2018-2020 është takuar disa herë me Lulzim Bashën, në Tiranë dhe në Berlin, edhe pse ky i fundit jo thjeshtë ishte në hetim nga prokuroria për falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash, por ishte marrë i pandehur nga prokuroria, siç provon dokumenti më poshtë.

Ndërkohë që sot, ndërsa shet parimin, abuzoi në qëndrim duke deklaruar se prokuroria e akuzon Sali Berishën për krime te rënda, ku në fakt e vërteta është që prokuroria po e heton Sali Berishën prej 3 vjetësh, por ende nuk e ka akuzuar atë për asgjë, sepse Sali Berisha është thjesht person nën hetim.

Çfarë e ka shtyrë deputetin e Bundestagut të mashtrojë dhe të ndërhyjë publikisht në punët e brendshme të një partie, kjo do të provohet shumë shpjet. Por ajo që është qartësisht e dukshme është gënjeshtra që ka marrë përsipër të thotë Krichbaum në Tiranë. 

Login to post comments