Deklaratat e Kriechbaum/ Reagon Doris Pack: Ndihem e turpëruar që deputeti gjerman thotë marrëzira në Tiranë

Saturday, 28 October 2023 18:30

Pas deklaratave të deputetit gjerman në Tiranë, Kriechbaum, ku legjitimon në mënyrë absurd sulmin politik të drejtësisë shqiptare ndaj liderit të Opozitës, Sali Berisha, ka reaguar ish-eurodeputetja Doris Pack.

Ndihem e turpëruar nga deklaratat e Kriechbaum në Tiranë, shkruan Pack në rrejtin social ‘X’.

 
 

Postimi i plotë i Doris Pack:

 
 
 
 

Më vjen turp që deputeti gjerman Kriechbaum u thotë pallavra televizioneve në Tiranë. E vërteta është kjo: %46 Grundgesetz-it (Kushtetutës) sonë e thotë qartë, që ndjekja penale e një deputeti mund të kryhet vetëm nëse i hiqet imuniteti me votim të Bundestagaut.

 

Login to post comments