Arrestimi i ish-deputetit Frroku/ Shoqëruesi i tij dyshohet se qëlloi me armë

Hënë, 30 October 2023 11:39

Zbardhen të tjera detaje nga konflikti i pronësisë në zonën e Kepit të Rodonit, që çoi në arrestimin e 8 personave.

Siç u raportua dhe më herët, mes të arrestuarve është dhe ish-deputeti socialist, Mark Frroku. 

 

Nga burime policore është mësuar se gjatë sherrit është qëlluar me armë. Nga të dhënat paraprake, ka dyshime se personi që ka qëlluar me armë është shoqërues i ish-deputetit Frroku.

Policia e Durrësit ka identifikuar dhe shpallur në kërkim personin që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ditën e djeshme në konfliktin në Kepin e Rodonit. Burime për Syri TV thobë se bëhet fjalë shoqëruesin e Mark Frrokut. Ish-deputeti ishte në vendngjarje si mbështje për një mikun e tij që në të njëjtin vend do të ndërtoj një objekt (kompleks vilash apo resort).

Konflikti ka nisur gjatë kohës kur përfaqësuesit e Kishës Katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie.

Banorët e zonës, konkretisht të fshatit Shetaj, nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë.

Administratorja e Kishës pretendon se me armë kanë qëlluar persona që flasin në emër të Kishës Katolike, pasi duan të përfitojnë pronësinë përmes certifikatës false.

Si pasojë e konfliktit me sende të forta kanë pësuar dëmtime të lehta disa nga shtetasit e përfshirë në konflikt, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore.

Login to post comments