Nga Petrit Vasili
Pas 20 muaj rilindja rrëzon Projektligjin e Partisë së Lirisë për uljen e çmimit të naftës.
Ky projektligj u rrezua sot nga Komisioni i Ekonomisë.
Projektligji ishte depozituar në Kuvend në 9 mars 2022 dhe kërkonte heqjen e taksës së qarkullimit dhe karbonit me qellim uljen e çmimit spekulativ të naftës.
Rama dhe Qeveria grabiten qindra milion euro me çmimin e naftës nga xhepat e qytetarëve dhe nuk bëri as gjënë më të vogël për ta ulur çmimin sepse prekeshin oligarkët e naftës.
Nafta në Shqipëri ka një çmim skandal shumë më të lartë krahasuar me Maqedoninë, Malin e Zi dhe Kosovën që nuk kanë asgjë më shumë se Shqipëria.
Sot pra pas plot 20 muaj ky projektligj u rrezua nga Komisioni i Ekonomisë.
Ndërsa Bordi i Çmimit të naftës u votua nga Kuvendi që në prill 2022 vetëm katër javë pasi qeveria e solli në Kuvend.
Bordi i Hajdutërisë së naftës që u rrezua edhe nga Gjykata Kushtetuese vodhi për muaj të tërë qytetarë, u miratua rrufe nga Kuvendi.
Ndërsa projektligji i Partisë së Lirisë u bllokua për plot 20 muaj.
Kuvendi i Shqipërisë është kthyer në një rrobaqepësi mafioze që qep ligje me porosinë treshes qeveri-mafie-oligarki.