Kreu i opozitës, Sali Berisha, shfaqi me pamje sot në selinë e PD, dëshmi të forta të bashkëpunimit të Kryeministrit Edi Rama me krimin e organizuar në Shkodër për të fituar me çdo kusht zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.
"Bajrët kanë vrasësit e tyre të fjalës së lirë edhe në media, përveç Taulant Ballës dhe Edi Ramës, - tha Berisha ndër të tjera. - Një nga një, këto do zbërthehen. Por sot ne ju paraqesim ju, terrorin që ata ushtruan më 14 maj, në qytetin e lirisë, në qytetin e Shkodrës, për të grabitur mandatin e qytetarëve të Shkodrës.
Keni durim, por tregon të gjithë dramën elektorale të qytetit. Me emër, mbiemër, me targa, me makina. Qarkullimi që bënë këta gjatë ditës me makina.