Meta: Aktakuza e SPAK për Berishën u bë nga Rama për të goditur opozitën

Tuesday, 31 October 2023 12:17

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha sot në një konferencë për shtyp se procesi ndaj kreut të opozitës, Sali Berisha, është vepër e Edi Ramës.

“Për sa i takon qëndrimeve ndaj zotit Berisha, nga ana e prokurorëve të SPAK apo përfaqësues të gjykatës, dëshiroj të shpreh edhe njëherë tjetër keqardhjen për këtë rrëshqitje, e cila nuk është e papritur, të së ashtuquajturës drejtësi e re, e cila anashkalon parlamentin, del mbi Kushtetutën, mbi Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Ne e dimë se është një aktakuzë që në radhë të parë është bërë në Kongresin e PS nga Edi Rama,” tha Meta.

Duke iu referuar dosjes, Meta tha se Rama është personi kryesor që ka marrë përgjegjësi për ndërrimin e destinacionit nga një destinacion sportiv, në një zonë ndërtimesh.

“Por po të shihni dosjen, emrin e tij nuk del askund. Sepse ai ka garantuar përmes kapjes së sistemit të drejtësisë, paprekshmërinë e tij.

Qëllimi është që të goditet opozita e vërtetë dhe të s’fokusohet opinioni publik nga skandalet që Rama bën çdo ditë,” tha Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...