30 gardistë sup më sup bllokojnë deputetët e PD në Kuvend, protesta vazhdon

E mërkurë, 01 November 2023 14:51

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka bllokuar me 30 punonjës të gardës së Republikës, hyrjen e deputetëve të opozitës në Konferencën e Kryetarëve, me argumentin se ata po bllokojnë punimet e këtyre komisioneve.

Në Konferencën e Kryetarëve do të paraqitej sot paradite Ministri i Financave Ervin Mete, me qëllim që të paraqiste Projektbuxhetin e vitit 2024, por ai nuk u lejua nga deputetët e opozitës, të cilët protesojnë në vazhdimësi për të drejtat e tyre të mohuara dhe presionin që po u bëhet nga mazhoranca, e cila i bllokon qëllimisht të gjitha aksionet e tyre politike. 

 

Pas bllokimit që iu bë nga demokratët, mbledhja e Konferencës u shty për në mesditë, në orën 13:00, ku kësaj radhe, kryeparlamentarja Nikolla dhe mazhoranca kishin marrë masa shtesë siç shihet, për t'i lënë deputetët e PD-së jashtë mbledhjes. Ata kishin vendosur në korridoret e Kuvendit, mbi 30 gardistë për të bllokuar shkallët dhe mos lejuar deputetët e opozitës të protestonin në sallën e Konferencës së Kryetarëve ku po fliste ministri Mete.

Ndër zërat e deputetëve protestues dëgjohet ai i deputetit Salianji, i cili me ironi tha: “U bë parlamenti me viza, duhet t’i kërkojmë vizën, Edi Ramës, që të kalojmë”.
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...