Berisha: Parlamenti është vendosur nën shtetrrethim, parlamenti i Edi-Linda Ramës! Pse?! Se po kërkojmë të drejtat tona!

E Enjte, 02 November 2023 10:53

Kryetari i PD, Sali Berisha,u ka kërkuar mediave sot në hyrje të Kuvendit, të filmojnë dhe të dëshmojnë para qytetarëve se si Kryeministri ka urdhëruar rrethimin e parlamentit me gardistë, vetëm e vetëm për të mbajtur larg prej tij deputetët e opozitës, që po protestojnë muajt e fundit për të drejtat e tyre.

“Parlamenti është vendosur nën shtetrrethim, është vendosur në shtetrrethim! – tregoi Berisha. - Ky është si të ishte parlamenti i Koresë së Veriut, parlamenti i Bjellorusisë , parlamenti i vendeve diktatoriale. Është i rrethuar nga të gjitha anët nga forca të shumëllojta të cilat dëshmojnë frikën dhe tmerrin e Edi Ramës nga opozita e pathyeshme, nga opozita e cila po mbron Kushtetutën dhe për rrjedhojë interesat e çdo qytetari shqiptar.

 

Ndaj ju lutem, dilni e filmoni nga të katër anët dhe shihni, shikoni çfarë ndodh, shikoni se si funksion parlamenti i Edi - Linda Ramës, Lindës së Parlamentit këtu, më falni. Në fakt nuk e di se si është puna, po të ngjashme janë në shumë aspekte.

Ju e shihni çfarë dite është kjo! Pse e gjitha kjo?! - Sepse ne po kërkojmë të drejtat tona kushtetuese. Edi Rama, pasi e pa që opozita nuk do të jetë më, nuk do të mund të manipulohet më, do të mbrojë të drejtat e saj, ka shpalosur këtë strategji me të cilën e thellon vendin çdo ditë në krizë.

 
 

Po i them këtu: Nuk ka forcë në botë,  ju e dëgjuat besoj që kanë planifikuar të përdorin edhe ushtrinë. Njëlloj me skenarin e vitit 1990-1991! Le të përdorë ç’të dojë, por asgjë nuk e shpëton atë nga revolta e popullit opozitar për Kushtetutën dhe të drejtat e tij.

Pyetje: Z. Berisha, a do të lejoni zhvillimin normal të seancës plenare sot?

Berisha: Ne jemi këtu për të kërkuar të drejtat tona kushtetuese, të mohuara në mënyrën më brutale , por që janë dhe interesi, në vlerësimin tonë, i të gjithë shqiptarëve që duan pluralizmin, por janë interesi i të gjithë atyre që votuan kundër qeverisë, votuan për një opozitë të vërtetë dhe jo një opozitë, kryetarin e së cilës përfaqësuesit e të cilës t’i caktojë Edi Rama. Kjo nuk mund të ndodhë."

Pyetje: Po deputetët e përjashtuar, a do të vijnë në seancë?

Berisha: Çdo skenar ju do të shihni, sot do të jetë një ditë....Ja si është i rrethuar, shiheni! Shiheni, në të gjitha anët. Në të gjitha anët. Po përgatiten duket, që të drekojnë këtu, këta!

Pyetje: Ndërkohë, grevën e urisë e keni paralajmëruar ju ...

Berisha: Edhe ajo do të vijë, ju garantoj, sepse nuk ka ...

Pyetje: Do të jetë parlamenti, vendi i grevës së urisë?

Berisha:  Do të përzgjidhet dhe ju do ta merrni vesh ndër të parët. Ndër të parët, por njëhërë për njëherë ne vazhdojmë me këto mjete. Ne besojmë se parlamenti nuk funksionon në klandestinitet. Parlamenti nuk funksionon i rrethuar me njësi speciale dhe të tjera. Parlamenti duhet të funksionojë në zbatimin e Kushtetutës dhe të rregullores së vet", përfundoi kryetari i PD.

Kujtojmë se Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare në orën 10:00 dhe në rendin e ditës janë 12 çështje. Deputetët opozitarë janë të vendosur ta vazhdojnë protestën e tyre për të drejtat që po u rrëmbehen nga mazhoranca, e cila synon të asfiksojë aksionin e tyre politik.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...