'Rama nuk po lejon kalimin e rezolutës për dënimin e gjenocidit ciklik serb në Kosovë dhe Shqipëri'

E Enjte, 02 November 2023 12:42

Edhe çështja e Kosovës dhe mbështetja që Shqipëria duhet t'i afrojë asaj u nënvizua sot me forcë nga Kryetari i PD, Sali Berisha, pas betejës së deputetëve të opozitës në Kuvend, ku pavarësisht revoltës, tymueseve, thirrjeve, kryeparlamentarja Lindita Nikolla vazhdoi ta injoronte opozitën dhe të miratonte me nxitim nga mikrofoni i saj, projektligjet e rendit të ditës.

"Ju i pati si i miratoi ligjet?! - ngriti pyetjen Berisha. - Ai quhet "miratim"?! Ai është turpi i mazhorancës! Mazhoranca tregoi fytyrën e vet që nuk ndalet përpara asnjë turpi. Të shohin qytetarët se çfarë po ndodh, se çfarë parlamenti kanë.

 

Ne kërkojmë parlament normal. Ne kërkojmë që qytetarët të gjykojnë mbi opinionet për ligjet, për ligjet që sjell opozita, të gjykojnë kundërshtimet ndaj tyre, të gjykojnë për rezolutat.

A e dini se ka dy vite që rezoluta që dënon gjenocidin ciklik serb në Kosovë dhe në Shqipëri?!

 
 

Ftoj çdo shqiptar të lexojë botimet e viteve 1913 për gjenocidin e Lumës. Në të gjithë traktatet e gjenocideve, Luma rezulton një nga gjenocidet e para të regjistruara. Edi Rama jo vetëm që nuk pranon të kalojë rezolutën, përkundrazi prishi një përmendore ndaj mijëra viktimave, ndër të cilat qindra fëmijë u dogjën të gjallë. Janë të gjitha të përshkruara nga historianët e huaj të kohës." 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...