Kryetari demokrat, Sali Berisha tha sot se në Kuvend ka shkuar edhe një prokuror i SPAK, duke vërtetuar se kjo është një organizatë kriminale e kapur nga Edi Rama.
“Kanë dërguar SKAP-in, kur unë u thoja ju SKAP-i, ju habiteshit, nuk e pëlqenit këtë term. Harronit faktin se unë jam ish-president, ish-kryeministër dhe gjëja e fundit që mund të thoja është kjo.
A ndodhi një krim për SKAP-in aty, më thoni, pyesni? Duke dëshmuar se është një vegël e verbër e Edi Ramës.
Sidoqoftë, ju garantoj se këtë betejë pa kthim nuk mund të ndalojë gjer në rikthimin e plotë të të drejtave kushtetuese të deputetëve në parlament.
Ftoj popullin opozitar ta ndjekë këtë betejë dhe natyrisht deputetët janë të lidhur pazgjidhshmërisht me popullin opozitar dhe jam i bindur se në momentin e dhënë, një përgjigje mbarëpopullore, një reagim mbarëpopullor do jetë finalizimi i kësaj përpjekje,” tha Berisha.
"Brenda është SKAP-i. Ka një prokuror të SKAP në sallë. Fillimisht u mendua se ishte policia. Por jo!
Asnjë lloj stepje nuk ka opozita. E vërteta është se deputetët në unanimitet shprehën vendosmërinë për të vazhduar pa kthim këtë betejë," shtoi Berisha.