Pas artikullit të BBC, ku tregohet se Lulzim Basha është financuar në mënyrë sekrete nga rusët, duket se ish-kreu i demokratëve, ka gënjyer edhe Këshillin e Evropës, duke deklaruar se nuk ka konflikt interesi në detyrën e tij si raporter për rindërtimin e Ukrainës. Rregullorja e Këshillit të Evropës, përcakton qartë se në rast të zbulimit të konfliktit të interesit, reporteri, në këtë rast Lulzim Basha, duhet të shkarkohet nga detyra që i është dhënë.
Teksa Lulzim Basha është shprehur se nuk ka konflikt interesi në lidhje me detyrën e tij si reporter në Këshillin e Evropës për rindërtimin e Ukrainës, duket se ai ka gënjyer në këtë pikë. Tashmë është e vërtetuar se kompania Binattia Trade, që financoi me 500 mijë dollar lobimin e Lulzim Bashës në SHBA, ka pronarë rusë. Në këtë pikë, Lulzim Basha ka gënjyer Këshillin e Europës për konfliktin e interesit për detyrën që ai ka marrë. Nga ana tjetër, vetë Këshilli i Evropës ka një rregullore të qartë në lidhje me konfliktin e interesit, ku çdo reporter duhet të deklarojë se nuk ka konflikt interesi me detyrën që kryen. Madje, nëse vërtetohet konflikti i interesit, raporteri shkarkohet nga detyra.
Komisioni për Rregulloren e Procedurës dhe Imunitetet propozon që në Rregulloren e Kuvendit Parlamentar të futet një dispozitë në lidhje me deklaratat e interesit të deputetëve, sipas së cilës të gjithë anëtarët e Kuvendit që aplikojnë për raportim duhet të bëjnë deklaratat e detyrueshme të profesionistëve përkatës ose kundërshtues. interes personal, financiar ose ekonomik. Përpara se të flasin në komision ose seancë plenare për një temë për të cilën ata kanë një interes të tillë, anëtarët inkurajohen të bëjnë deklarata ad hoc. Një komision do të ketë të drejtën të heqë një raportues i cili ka dështuar të deklarojë interesin përkatës ose konfliktual ose ka bërë një deklaratë të pavërtetë. Një komision do të ketë të drejtën të heqë një raportues i cili nuk ka deklaruar interesin përkatës ose konfliktual ose ka bërë një deklaratë të pavërtetë.
Dhe pas artikullit të BBC, ku është treguar se Lulzim Basha është financuar në mënyrë sekrete nga rusët, mbetet në dorën e Këshillit të Evropës, të marrë masa për mashtrimin që Basha ka kryer, duke deklaruar se nuk ka konflikt interesi si reporter i KIE-s për rindërtimin e Ukrainës.