Përmbytjet në Itali, qeveria shpall gjendjen e jashtëzakonshme në të gjitha rajonet e Toskanës

Saturday, 04 November 2023 14:20

Sipas të dhënave të fundit, nga vala e motit të keq që goditi Italinë dhe veçanërisht Toskanën, 7 persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë zhdukur.

Në rajonin e Toskanës raportohet për dëme të mëdha në shumë zona të qyteteve të Pratos dhe Pistoias. Sot pritet të merret një vendim nëse shkollat ​​në këto dy qytete do të qëndrojnë të mbyllura edhe për ditët e para të javës së ardhshme.  

 

Kabineti i qeverisë Meloni ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në të gjitha rajonet e Toskanës të prekura nga reshjet e paprecedentë dhe ka ndarë, për ndërhyrjet e para të nevojshme, pesë milionë euro. Sapo të detajohet dëmi, kjo shumë sigurisht që do të rritet ndjeshëm”, tha ministri italian i Mbrojtjes Civile, Nello Muzzumecchi.

Deri më tani raportohet se 4000 zjarrëfikës po punojnë në terren. Përveç Toskanës, në Italinë qendrore moti i keq shkaktoi probleme të mëdha në rajonet qendrore të Italisë Umbria, Molise dhe Abruzzo, por edhe në rajonin verilindor të Friuli Venezia Giulia.

 
 

Nga mbrëmja e sotme pritet përkeqësim i mëtejshëm i motit. Moti i keq, sipas parashikimeve, do të prekë fillimisht Italinë veriore (kryesisht zonën më të gjerë të Bolonjës) dhe Toskanën, ndërsa më pas pritet të shtrihet në pjesën tjetër të vendit.

Login to post comments