Berisha: Mercenarët e Ramës në drejtësi vendosin në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, Sali Berishën në masa kufizimi

Hënë, 06 November 2023 22:15

Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar mercenarët e kryeministrit Edi Rama në drejtësi, të cilët në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, vendosin Sali Berishën në masa kufizimi.

‘Të gjitha këto shfaqje tipike të një diktature që nuk respekton asnjë ligj. Megjithatë, PD është në këmbë dhe siç e shihni vazhdon betejën e vet’, u shpreh Berisha në takimin me të rinjtë demokratë. 

 

Berisha: Kjo është situata.

A do rrimë ne duarkryq?

 
 

Në dallim nga viti 1990, nuk kam qenë, duhet të jem i sinqertë me ju, nuk besoja se do përmbytej diktatura, nuk shihja, sidomos pas kryengritjes së 2 korrikut, kur diktatori arriti të rivendosë të gjitha siç i kishte.

Por u gabova, ishin studentët.

Sot është situatë tjetër. Sot ka një PD, e cila kaloi një proces shumë të vështirë, shumë tronditës.

Një parti, e cila mori Shqipërinë nga honet e historisë dhe e nxori anëtare të NATO-s, bëri që shqiptarët të kenë rrogat më të larta në rajon, i dha vendit infrastrukturë, ndërtoi rrugë më shumë se të gjitha vendet e rajonit të marra së bashku, tani duhej të shkatërrohej nga Edi Rama.

Në një hakmarrje primitive.

Hakmarrje atërore.

Kjo parti përmbysi pushtetin e etërve të tij dhe shpëtoi shqiptarët.

Edi Rama edhe sot nuk dënon varjen në litar të Havzi Nelës nga i ati i tij. Nuk e dënon.

Edi Rama edhe sot nuk dënon thirrjet e dajës së tij, t’u fusim tanket studentëve në dhjetorin e vitit 90. Dhe këto janë të gjitha të dokumentuara.

Edi Rama nuk respekton asnjë standard dhe ligj për familjarët e tij, por porosit mercenarët e vet në drejtësi, që të vendosin në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, Sali Berishën në masa kufizimi.

Në një kohë kur Sali Berisha në vitin 2012 kishte dërguar ligjin për të hequr çdo lloj dallimi mes qytetarit dhe pushtetarit në Kushtetutë. Nuk e votoi se u thoshte të huajve, ky na arreston menjëherë.

Unë ja ku jam në opozitë dhe i them se e votoj nesër atë ligj. Por gjersa është në Kushtetutë, ai nen duhet respektuar se pastaj del një prokuror bandit dhe shkruan Kushtetutën në zyrën e tij.

Por kjo është banditokraci, nuk mund të pranohet.

Pra, në këto kushte të një banditokracie, shpresa është PD-ja, e cila në një proces, por i kapërceu. Qëndroi në të drejtën e vet.

I mohoi asaj çdo të drejtë kushtetuese në parlament. I mohoi të drejtën e krijimit të komisioneve hetimore parlamentare që është e detyrueshme në Kushtetutë kur mblidhen 35 firma. I mohoi asaj të drejtën e hartimit të ligjeve dhe diskutimit të këtyre ligjeve në komisionet parlamentare. I mohoi asaj të drejtën për të pasur përfaqësuesit e vet, siç don ajo, jo siç don Edi Rama.

Të gjitha këto shfaqje tipike të një diktature që nuk respekton asnjë ligj.

Megjithatë, PD është në këmbë dhe siç e shihni vazhdon betejën e vet.

Login to post comments