Shkullaku: Refugjatët do të çajnë telat e kampit dhe do ti kesh nëpër Shqipëri

Hënë, 06 November 2023 22:26

Analisti Armand Shkullaku i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, gjatë diskutimeve për marrëveshjen e Edi Ramës me Giorgia Melonin për sjelljen e refugjatëve që kapen në det, u shpreh se politika e majtë italiane e ka dënuar shumë këtë nënshkrim.

Sipas Shkullakut, refugjatët do të ngelin në Shqipëri, sepse ata do të çajnë telat dhe do ikin nga kampi.

‘Imagjinoni kryeministri i majtë socialistit i një shteti, bëhet urë për politikat antiemigrim e një qeverie ultra të djathtë. Nëse ka sot politika në Europë sot në diskriminuese ndaj emigrantëve, ato janë të qeverisë Meloni dhe Salvinit.

Me këtë marrëveshje, një vend si Shqipëria, që emigrantët duhet ti kishte simbol në flamurin kombëtar, sepse jemi një popull emigrantësh, dhe njësoj si ata që ikin për një jetë më të mirë në BE, kemi bërë dhe ne. Imagjino që në ëndrrën tonë drejt perëndimit të na kishin marrë rrugës së Adriatikut, të na shoqëronin luftë anijet italiane dhe të na mbyllin në ndonjë kamp në Algjeri apo Tunizi në pritje të së drejtës tonë për azil.

 
 

Këtë po bën sot Shqipëria sot.

Për këtë marrëveshje, e majta italiane ka qenë shumë e ashpër. ‘Guantanamo’ italiane në Shqipëri, e kanë cilësuar opozita në Itali. Italia po shkarkon, apo eksporton përgjegjësitë e veta, drejt një vendi ku e drejta ndërkombëtare për emigrantët është shumë e diskutueshme.

Italia nuk do ti fusë në vend, jo thjeshtë për kosto ekonomike. Në fakt kjo nuk është një kritikë veç për Italinë, se Italia ka kohë që kërkon një bashkëpunim për ti shpërndarë në vendet e BE-së, se ata vendet e BE po synojnë jo një kamp në Shqipëri. BE bëri një organizim, kryesisht Gjermania.

Italia tani e heq përgjegjësinë e saj, dhe i sjell në Shqipëri.

Ato do të ngelen në Shqipëri, ata janë në Shqipëri. Do të ruhen nga policë shqiptarë. Ata do të çajnë telat dhe do ti kesh nëpër Shqipëri, se kështu ka ndodhur në Greqi, që ka sistem rendi shumë më të fortë se Shqipëria’, tha Armand Shkullaku në SYRI TV.

Login to post comments