SYRI.net ka siguruar skicat e bëra që në muajin korrik, por që janë mbajtur të fshehta nga vetë Edi Rama, të sipërfaqeve që do të vendosen në dispozicion të Italisë për të sjellë në Shqipëri refugjatët nga Afrika.
Ky është një preventiv për kampin numër 1 që do të ndërtohet në portin e Shëngjinit ku do të priten fillimisht refugjatët të cilët do të kalojnë kontrollet para se të dërgohen në qendrën pritëse në Gjadër ku do të sistemohen.
Siç edhe duket, gjithçka ka qenë gati para se kryeministria e Italisë Giorgia Meloni të vinte në mes të gushtit në Vlorë, për të diskutuar detajet përfundimtare, para se të vendosej për nënshkrimin e kësaj marrëveshje të fshehtë nga Edi Rama dhe Meloni.
Kjo marrëveshje është kundërshtuar në masë sidomos nga politika italiane dhe zyrtarë të Bashkimit Europian.