Berisha: U votova nga mbi 600 mijë shqiptarë! Të dalë një burrë tjetër e të marrë 600 mijë vota pa i vjedhur si Rama!

Hënë, 13 November 2023 18:39

 

"Berisha i tretë është më u fuqishëm se çdo Berishë tjetër gjer sot!"

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha, ka shuar kureshtjen e gazetarëve lidhur me pikën kryesore të Kuvendit Kombëtar të PD-së më 2 dhjetor, që është "votëbesimi i Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë". "Si, pse" kanë pyetur mediat.  

 

Ndiqni në vazhdim përgjigjet për këtë çështje:

Pyetje: Z. Berisha, më 2 dhjetor do të mblidhni Kuvendin Kombëtar dhe do të vetëbesoheni. A do të jetë Gazment Bardhi dhe deputetët e tjerë në këtë Kuvend? 

 
 

Sali Berisha: Do të prisni datën 2 dhjetor për t'i mësuar të gjitha.

Pyetje: Z. Berisha, po faktori ndërkombëtar si gjykoni se po vepron, cilat janë qëndrimet dhe a jeni të kënaqur ju me qëndrimet e tyre.

Sali Berisha: Faktori ndërkombëtar është shprehur shumë qartë. Komisioni Europian është shprehur i qartë e zezë mbi të bardhë se në parlament janë mohuar të drejtat  kushtetuese të opozitës. Së dyti, nëse e lexon si duhet prononcimin e ambasadorit Gjerman, është identik me atë të Komisionit Europian dhe përfaqëson qeverinë e tij, të drejtat e opozitës duhet të respektohen, pikë. 

Pyetje: Në datën 2 dhjetor ju do të kërkoni votëbesimin, ndërkohë ju keni shpalljen "Non grata" nga dy shtete partnere me Shqipërinë. A e shqetëson vizionin tuaj politik?

Sali Berisha: Si mund të më shqetësojë, kur Sali Berisha në kushtet më të jashtëzakonshme u votua nga mbi 600 mijë shqiptarë?! Vetëbesimi i pakufishëm i shqiptarëve! Të dalë një burrë tjetër dhe të marrë  600 mijë vota në këtë vend, pa i vjedhur siç i vjedh Edi Rama! Berisha i tretë është më u fuqishëm se çdo Berishë tjetër gjer sot. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...