‘Gjykata nuk e njeh Bashën si kryetar’, Abilekaj: Grupi i tij nuk ka më legjitimitet, gjykata i dha të drejtë Bardhit

Hënë, 13 November 2023 18:51

Analisti Enton Abilekaj ishte i ftuar në edicionin e pasdites me Edvin Parrucën në Syri TV për të komentuar zhvillimet e fundit në opozitë dhe vendimin nga Gjykata e Tiranës për të mos njohur Lulëzim Bashën si kryetar të Partisë Demokratike.

Abilekaj  shprehet se gjykata i jep të drejtë kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazmend Bardhit, dhe pas këtij vendimi grupi i Bashës nuk ka më legjitimitet. 

“Sapo përfundoj një gjyq që i jep të drejtë Gazmend Bardhit në atë që ka ndodhur të paktën me atë pjesë të Partisë Demokratike që Basha pretendon se  përfaqëson. Nuk ka më diskutim për kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike pas këtij gjyqi. Në qoftë se grupi i rithemelimit të Berishës e njeh Gazmend Bardhin kryetar, grupi i Bashës nuk ka legjitimitetin për të mos e njohur si kryetar sepse gjykata e njeh Gazmend Bardhin si sekretarin e përgjithshëm dhe si kryetar me vendimin që është marrë. Praktikisht ajo që ka thënë gjykata është që ajo që përfaqëson Basha nuk është asgjë nga Partia Demokratike. Gjykata ja ka hequr sot të drejtën Bashës për të përfaqësuar Partinë Demokratike.

Tani nuk ka më as justifikim parlamenti – Lindita Nikolla që të bëjë lojën e opozitave në Parlament. Kjo lojë në këtë rast merr fund, të paktën për kryetarin e grupit dhe nëse kjo merr fund nuk ka asnjë justifikim që anëtarët e komisionit të reformës zgjedhore të mos ndryshohen sipas kërkesës që ka bërë grupi parlamentar i Partisë Demokratike që njëh kjo gjykatë. Këta kanë edhe numrin e deputetëve më të lartë edhe vendimin e gjykatës që i favorizon dhe kjo më pas legjitimon atë betejë që deputetët e Partisë Demokratike janë duke bërë në Kuvend.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...