Berisha denoncon drejtoreshën e ADISA-s: Agjencia nuk ofron asnjë shërbim, është vatër korrupsioni

E Enjte, 16 November 2023 22:33

Kryetari demokrat, Sali Berisha, denoncoi drejtoreshën e Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, Ermonela Xhafa.

Duke publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, Berisha shkruan se ADISA nuk ofron asnjë shërbim, ndërsa agjencia është kthyer në vatër korrupsioni. 

 

POSTIMI I PLOTË

Denoncohet drejtoresha e ADISA-s, Ermonela Xhafa.

 
 

Agjencia nuk ofron asnjë shërbim, është vatër korrupsioni. Xhafa është shkarkuar për korrupsion, por mbrohet nga Rama

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

Sipas mundësisë, denoncojeni këtë agjencinë e ADISA, e cila është një vatër korrupsioni!

Prone private e Ermonela Xhafës!

Institucion që duhej mbyllur me kohë sepse nuk ofron më asnjë shërbim, po e mban Eridana Çano për mikeshën e saj!

Shkelje pafund!

Mjafton t’i hidhni një sy ueb-it që s’ka asgjë transparente që prej 2022-2023!

E drejtuar direkt nga kryeministria.

Dhe kamerat e sigurisë i ka private dhe pa kontraktor!

Shkeljet që ka gjetur KLSH janë të rënda.

Ushtron presion te punonjësit/et Ermonela Xhafa duke iu ribërë kontratat 3-mujore ku asnjë detyrë funksionale nuk është shtuar!

Ermomela Xhafa, drejtoreshë ekzekutive e ADISA ka qenë me precedent penal, dhe sërish drejton një institucion, ku në fakt duhej të ishte në bankën e të akuzuarve prej kohësh.

Drejtoresha Xhafa po përgatitet të heqë një tjetër kolege për arsye se dyshon që ajo po nxjerr info nga brenda.

Ermonela, më parë e shkarkuar për korrupsion nga ish-ministri Ylli Manjani.

Ka qenë 4 vite komisionere e Avokatit të Popullit, por dhe ajo e zhduku nga detyra. Tani zotëron agjencinë e lartpërmendur ADISA (dhuratë nga Edi Rama) që e trajton si pronë të saj pa asnjë rol as funksion për publikun, thjesht mbajnë shënim ankesat e të ankuarve dhe i raportojnë të mjerët!

Bashke me agjencinë ADISA të Ermonela Xhafa janë të lidhur ngushtë në korrupsion dhe AKSHI, me zonjat Mirlinda Karçanaj (Linda) dhe Eridana Çano.

Prandaj kur përmendet zonja Mirlinda Karçanaj e AKSH-it, kjo Ermonela Xhafa futet dhe sulmon verbalisht çdo individ, i cili përmend korrupsionin me të dhënat personale (me profil fake).

Login to post comments