‘Nëntori Shqiptar’ në Nju Jork dekoron diplomatin Richard Grenell

E mërkurë, 29 November 2023 12:34

Si çdo vit, në Nju Jork është organizuar “Nëntori Shqiptar” për nder të Shqipërisë dhe të Festës së Pavarësisë.

Gjatë ceremonisë, Komuniteti Shqiptar në Amerikë ka nderuar Richard Grenell me çmimin e mirënjohjes. 

 

Grenell, diplomat për Ballkanin Perëndimor, ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetje të Shqipërisë dhe Kosovës.

Ai ka pasur influencë dhe ka udhëzuar fort qasjen e dialogut Kosovë-Serbi si edhe ka promovuar rajonin në arenën e investimeve të huaja.

 
 

Grenell është prej atyre amerikanëve që e duan vendin tonë dhe është një ambasador në rrethet e veta të influencës. Richard Grenell është ende i angazhuar me politikë dhe vazhdon përpjekjet dhe thirrjet e veta ndaj qeverisë amerikane, që t'i japin Shqipërisë vëmendjen që meriton.

Gjithashtu, ai ende kontribuon për promovimin e Shqipërisë dhe të Ballkanit si një rajon i favorshëm ekonomik.

Login to post comments