Berisha: Milionat që fiton thjeshtra e tij Rea, arsyeja pse Rama nuk lejon komision hetimor!

E mërkurë, 29 November 2023 12:44

Përfitimet e shumta monetare të vajzës së familjes kryeministrore, Rea, nga fondet publike, duket se përbëjnë një nga arsyet kryesore të pengimit të opozitës nga Kryeministri Edi Rama për të ngritur komision hetimor parlamentar. Vetë ai si njerku i Rea Xhillarit, vajzës së bashkëshortes nga martesa e saj e parë, është në konflikt të pastër interesi me pushtetin që mban, përveç përfshirjes personale në afera të tjera korruptive të lidhura me konçensionet.

Lideri i opozitës, Sali Berisha, e ka shpjeguar fare qartë këtë situatë të përmbledhur në një video koncize, pjesë e atij demaskimi që po i bëhet kreut të qeverisë si “Gjyqi publik i Edi Ramës”.

Videoja "Faktet gozhdojnë Ramën" nis me deklaratën e kreut të Qeverisë para mediave se “në asnjë rast nuk ka ndodhur që një anëtar i familjes sime të ketë përfituar një qindarkë nga fondet publike!”

Por, çdo thënie e tij, është pasuar nga faktet që z. Berisha ka paraqitur çdo ditë para opionit publik me zotimin për ta zbërthyer në detaje.

 
 

Berisha paraqet ironikisht “Seancën 5” me titullin: "Tenderat e Thjeshtrës", ku detajon emrat e kompanive me të cilat bashkëpunon Rea Xhillari, administratorët e tyre si edhe tenderat që kanë marrë.

“Edi Rama në daljen e tij të fundit publike, ku dridhej, zë, sy dhe trup bëri gjithçka për apologjinë e krimeve të tij, - kundërpërgjigjet Berisha. - Ai, në mënyrën më të papërgjegjshme mohoi akuzat të cilat nuk janë deklarata politike por janë fakte të bazuara në dokumente zyrtare me firmë dhe me vulë. Një nga këto mohime të papërgjegjshme ishte deklarata e tij se nga familja e tij nuk ka fituar kush kurrë fonde publike, ndërkohë që regjistrat e shtetit, dokumentet e tij faktojnë të kundërtën. Faktojnë se vajza e familjes është një përfituese e papërmbajtur e fondeve publike nëpërmjet tenderave të kompanive ku ajo punon, të kompanive me të cilat ajo bashkëpunon.

Ta dëgjojmë pak çfarë thotë:

(Rama: Edhe njëherë, kurrë, në asnjë rast...)

Berisha vazhdon:  Shihni, shihni si e tradhtojnë sytë...

(Rama: Kurrë, në asnjë rast nuk ka ndodhur, që një anëtar i familjes sime nga pjesa madhore në moshë, sepse për pjesën jomadhore në moshë nuk ka pasur akoma akuza direkt, por i pres, që të ketë përfituar një qindarkë nga fondet publike)

Dhe Berisha jep konkluzionin e qartë:

Përgjigja ime është se ky është një mashtrues publik dhe kjo që thotë përbën një mashtrim publik të dënueshëm ligjërisht mbasi dokumente zyrtare faktojnë që Thjeshtra e Parë e Republikës ka përfituar në mënyrë të përsëritur nëpërmjet jo një, por disa kompanive, në tenderat publikë...Këto dokumente dhe fakte tregojnë se pse Edi Rama mohon të drejtën themelore kushtetuese të deputetëve të opozitës për ngritjen e  komisionit hetimor parlamentar”.

Ndiqni videon e plotë të publikuar nga kreu i opozitës sot në rrjetet sociale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...