Berisha: Protesta popullore masive, e pashmangshme

Tuesday, 05 December 2023 18:07

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur në një deklaratë për mediat sot pas mbledhjes së Grupit parlamentar se aksioni i opozitës do të vijojë dhe se në mënyrë të pashmangshme do të shkohet drejt një proteste popullore masive.

I pyetur se cili është skenari i opozitës për seancën e të enjtes në Parlament, Berisha u shpreh se nuk mund ta zbulojë pasi “armiku do të marrë masa”, duke iu referuar mazhorancës.

Sipas tij opozita do të dëgjohet fuqishëm nga shqiptarët dhe mbarë bota në lëvizjen e saj. 

“Po shkohet drejt një situate që bëhet gjithnjë e më dramatike. Një situate në të cilën qytetarët janë të ftuar të ngrihen në gjithë guximin e tyre për të përmbysur këtë regjim që nuk njeh ligj e rregull.

 
 

U vendos, protesta vazhdon, ju e keni parë fuqinë e saj në parlament. Ju garantoj se shkohet në mënyrë të pashmangshme drejt protestës masive popullore. Nëse e themi skenarin sot për të enjten armiku do marrë masa, ata masat që do marrin, do dyfishojnë gardën, do marrin 200 në vend të 100. Ne do të dëgjohemi fuqishëm nga shqiptarët dhe mbarë bota”, u shpreh ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...