Arsimi shqiptar zbret në nivelin më të ulët botëror, PL: Institucionet shtetërore të mbajnë përgjegjësi

E mërkurë, 06 December 2023 11:28

Partia e Lirisë ka ngritur alarmin për gjendjen e rëndë të arsimit në vend, nivelit e tij të ulët në rang botëror, shpallur nga institucione të rëndësishme ndërkombëtare si PISA, Programi i OECD për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve, që mat aftësinë e 15-vjeçarëve për të përdorur njohuritë e tyre në leximi, matematikë dhe shkencës. 

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, nën thirrjen "arsimi në emergjencë kombëtare", kërkoi që pas raportit dramatik që ka nxjerrë së fundmi PISA, në të cilin Shqipëria renditet e 62-ta ndër 80 vendet që kanë marrë pjesë në testimet e saj në lexim, matematikë, shkencë, institucionet shtetërore shqiptarë duhet të japin llogari. 

Xhixho shkroi në Fb: “Jemi më keq se në 2018, akoma më keq se në 2015 dhe shumë më keq se në 2012.  Shqipëria ka humbur në matematikë 69 pikë, në letërsi 47 pikë, në shkencë 41 pikë, duke qenë të fundit në renditje.  

Nxënësit shqiptarë në nivelin më të ulët të edukimit. Me këto ritme do të kemi analfabetizëm funksional masiv.  Sot duhet të vihen përpara përgjegjësisë institucionet shtetërore, Ministria e Arsimit, dhe qeveria për të dhënë llogari. 

Pse cilësia e arsimit nuk rritet, por vetëm bie në mënyrë progresive?! - Sepse qeveria nuk mbështet me buxhet arsimin, por i çon paratë te oligarkët; sepse kërkimi shkencor nuk financohet, por koncesionet nuk ndalen; sepse mësuesit dhe pedagogët injorohen, ndërsa paratë për luksin qeveritar derdhen lumë; sepse ekselenca largohet në mungesë të shpresës. 

 
 

Arsimi duhet të jetë prioritet kombëtar dhe të mbështetet me buxhet dhe çdo mekanizëm për të rritur cilësinë e edukimit.  Është e vetmja armë që kemi në dorë për të luftuar shpopullimin masiv të Shqipërisë.”

VLERESIMI I PISA:

KRAHASIMI NE TE LEXUAR

Image

KRAHASIMI NE MATEMATIKE

Image

KRAHASIMI NE SHKENCE

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...