Manjani: S’ka parlament që ta bëjë kushtetuese marrëveshjen Rama-Meloni! Shqipëria, magazinë refugjatësh

E mërkurë, 06 December 2023 11:36

Juristi Ylli Manjani, i ftuar në A Show në SYRI TV me Adi Krastën, ka folur për marrëveshjen e kryeministrit Edi Rama me homologen italiane, Georgia Meloni për të sjëllë refugjatët afrikanë dhe ngritja e një kampi në Lezhë.

Manjani theksoi se kjo marrëveshje për të sjellë refugjatë në Shqipëri nuk ka parlament që ta bëjë kushtetuese.

 
 

Intervista në studio:

 

KrastaPse përveç se antikushtetuese kjo marrëveshje është një akt diskreditues që kryeministri i bën vendit të vet?

 
 

Manjani: Territori i Republikës së Shqipërisë nuk i jepet, është e ndaluar ti jepet, qoftë edhe përkohësisht një qeverie të një vendi tjetër. Ka vetëm dy raste kur territori i Shqipërisë vendoset në dispozicion të një të huaji, ose kur i huaji ka nevojë për një ambasadë për një seli diplomatike, ka një konventë, Konventa e Vienës siç marrin ata këtu marrim edhe në shtetin përkatës dhe rasti i dytë është kur Shqipëria është anëtare e një aleance të madhe siç është NATO, shteti në këtë rast vendos territorin e Republikës së Shqipërisë në funksion të aleancës për raste specifike.

Asnjë rast tjetër nuk ka parlament që ta bëjë kushtetuese këtë gjë, nuk bëhet kushtetuese kjo gjë që ka bërë Rama me Melonin. Vetë Rama e tha para ca ditësh, se kjo marrëveshje nuk bëhet në hapësirën e vendeve të BE-së. Pse nuk bëhet? Sepse nuk të lë njeri ta bësh, sepse territori qeveri me qeveri janë vetëm misionet diplomatike asgjë tjetër. Nuk e bën ti territorin magazinë refugjatësh për llogari të një shteti tjetër.

Ky është nami më i madh që një kryeministër i bën vendit të vetë dhe popullit të vetë. ‘Nuk pyes për ata fare, bëj unë çfarë të dua’, sillet si pronari i vendit, kjo është e para, sjellja harbute. Kjo është sjellja e kryeministrit tonë me qeverinë e një populli tjetër, që sigurisht kur gjen teveqel si ky, pse jo.

Kjo është ti japësh atij mandat për të bërë gjëme të tjera. Kjo është të na e vërë damkën ne që këtu është një magazinë refugjatësh, mbetjesh dhe mund të bëni çfarë të doni.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...