‘Washington Post’: Opozita shqiptare padit në Kushtetuese paktin e diskutueshëm Rama-Meloni

E Enjte, 07 December 2023 12:45

Mediat e mëdha ndërkombëtare po i bëjnë jehonë padisë që depozitoi sot opozita në Gjykatën Kushtetuese kundër marrëveshjes mes Edi Ramës dhe homologes italiane, Giorgia Meloni për ngritjen e qendrave të refugjatëve në Shqipëri.

Gazeta e madhe amerikane ‘Washington Post’ shkruan se opozita e vlerëson këtë marrëveshje si antikushtetuese. 

 

“Opozita në Shqipëri paditi të mërkurën në Gjykatën Kushtetuese një marrëveshje të diskutueshme që qeveria ka nënshkruar me Italinë për të trajtuar bashkërisht disa kërkesa për azil të emigrantëve që mbërrijnë në Itali nga deti.

Në padinë e depozituar në gjykatë, opozita tha se kërkon që parlamenti të pezullojë ratifikimin, duke theksuar se marrëveshja bie ndesh me Kushtetutën dhe ligjin ndërkombëtar,” raporton gazeta amerikane.

 
 

“Izolimi i emigrantëve në kampet në Shqipëri, u mohon atyre çdo të drejtë që Kushtetuta shqiptare ka për individët,” thuhet në padi.

Sipas gazetës amerikane, emigrantët do vijnë fillimisht në portin e Shëngjinit, një pikë turistike rreth 75 kilometra larg Tiranës. Më pas, ata që do deportohen, do dërgohen në një kamp prej shtatë hektarësh në Gjadër, pranë portit të Shëngjinit.

Italia do të paguajë për ndërtimin e dy qendrave, të cilat do jenë nën juridiksionin italian, ndërsa Shqipëria do të merret me sigurinë e jashtme të tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...