Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha zhvillon të shtunën një takim me qytetarë dhe simpatizantë të PD-së në qarkun e Fierit.
Kjo është ndalesa e radhës e turit “Opozita në Aksion” që do të vijojë në mbarë vendin, me fokus kryesor qytetarët dhe aksionin opozitar kundër arrogancës së qeverisë, shpopullimit dhe korrupsionit.
Takimi, i cili do të zhvillohet në formën e një bashkëbisedimi, mbahet në Teatrin “Bylis,” në ora 16:30.