Berisha: Gjykatësja famoze Gjoka, e cila fshihet prapa krimit të saj, amnistoi Ramën për djegësin e Tiranës

Saturday, 09 December 2023 14:18

Nga konferenca për shtyp e Kryetarit të PD, Sali Berisha, mbajtur sot më 9.12.2023, në selinë e Partisë Demokratike.

Berisha: Dëgjoni se çfarë shkruan famozja Gjoka, që fshihet prapa krimit, në vendimin e saj. Me shkresën numër 5474/8, protokoll 2.11.2016, ministri i Mjedisit ka dërguar një projektvendim për miratim pranë Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Ekonomisë, Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ministrisë së Energjetikës dhe Industrisë, nëpërmjet të cilës ka kërkuar që shoqërisë Integrated Energy BV, t’i jepet bonos prej 8 përqind të pikëve në rast se merrte pjesë në garë. 

E kuptoni ju këtë formulim? A mund të ketë formulim të tillë? Në rast se merrte pjesë në garë...

Kjo do të thotë që kompania e tyre duhej të fitonte 8 përqindëshin me çdo kusht në rast se do merrte pjesë në garë. Nuk dëgjon kurrë në një akt qeverie të jepet me ‘një në rast se...’

 
 

Dhe një zonjë aty, drejtoresha juridike e Ministrisë së Mjedisit, bashkë me Alqi Bllakon e miratojnë dhe shkruajnë se shoqëria është e regjistruar konform ligjit.

Kurse Ermonela Felaj, si ministre në atë kohë për marrëdhëniet me parlamentin, i dërgon shkresën Edi Ramës dhe Lefter Kokës ku shkruan se kjo kompani nuk ekziston e regjistruar askund dhe se ky vendim nuk mund të merret.

Por Edi Rama me ndërgjegje të plotë dhe kriminale, sepse ishte sipërmarrja e tij, pavarësisht nga paralajmërimi me shkrim i Felajt, firmos aktin e akordimit të 8 pikëve një kompanie, e cila do të krijohej vetëm ditën e fundit të gushtit 2017, tetë muaj pasi kishte marrë bonusin dhe një ditë pasi ishte shpallur fituese.

E thoshte sot një publicist dhe humorist i yni i shquar, të kapësh Tushën për këtë aferë, është si të akuzosh fatorinon në vend të shoferit për aksidentin që ka bërë.

Kjo ndodh vetëm në Shqipëri.

Por tani i rikthehemi pak gjykatëses që fshihet prapa krimit të saj, Gjoka.

Gjoka thotë se Koka ka dërguar një projektvendim për miratim të 8 pikëve në rast se merr pjesë në garë. Por nuk thotë se Edi Rama megjithëse kishte informacionin e Ermonela Felajt, kjo gjykatëse është byk-gjykatëse në ndërgjegjen e saj, nuk thotë se Edi Rama pavarësisht se u paralajmërua nga Ermonela Felaj, firmosi aktin e dhënies të 8 pikëve në Këshillin e Ministrave.

A ka krim më të shëmtuar se ky? Pra, tregon për Lefterin se ua dërgoi këtë, por nuk thotë një fjalë se Edi Rama kishte shkresën e Ermonela Felajt që i thoshte se kompania nuk ekziston, e megjithatë ai firmosi."

Login to post comments