Shehu: Pse Meloni con Fiatin ne Serbi e rrefugjatet ne Shqiperi?-me pyeti dikush.

Diel, 10 December 2023 11:04

Nga Tritan Shehu:


Pse Meloni con Fiatin ne Serbi e rrefugjatet ne Shqiperi?-me pyeti dikush.
Sepse Rama e katandisi keshtu Shqiperine…
E vertete, ne Serbi shkon Fiat etj, ne Shqiperi sillen refugjatet, si ne Uganda!
Ne fakt i kerkojme vete, si te vetmen “maredhenie”!
Qe prej 2013 tek ne nuk ka asnje investim madhor, asnje kompani Perendimore.
Vetem “larje parash”, trafiqe, droge etj, duke dominuar “investues”, qe gjejne “mundesite” e tyre ne terrenin tone te felliqur.
Ky eshte realiteti e imazhi i sotem shqiptar mbas 10 vite qeverisje Rama.
Prandaj keshtu na perceptojne edhe na trajtojne edhe partneret tane me te mire.
Dhe per kete ka vetem nje shkaktar, pergjegjes:
Rregjimi Rama, askush tjeter, me deformimin e thelle te demokracise, korrupsionin galopant, drogen, krimin ne lulezim e eksport masiv….
Politikat e kunderta me interesat tona ne Rajon, e me tej, edhe ne KS te OKB, duke na vendosur vetem si nje “tellall“ te Vucic e te Lindjes kudo, bere te pa besueshem.
Dhe pastaj “habitemi” e pyesim:
Pse edhe Italia mike con “Fiatin” ne Serbi e rrefugjatet ne Shqiperi?!
Pergjigja eshte e thjeshte:
Sepse kaq meritojme, sepse ne keto nivele e realitete na ka katandisur Rama me rregjimin e tij.
Duke na cuar ne te gjitha parametrat, ekonomike, sociale, te korrupsionit, aventurizmit politik e diplomatik edhe me partneret, ne “Afriken Qendrore”.
Midis vendeve me rregjimet me te degraduara ne rruzull.
Cdo kush, edhe miqte me te mire te trajtojne per ate qe je.
Kjo ndodh kudo, ne jete, ne shoqeri, kudo.
Aq me shume midis partnereve.
Prandaj pergjigjen e asaj pyetje te rende e te vertete duhet ta gjejme ketu midis nesh.
Per te mundur ta “korregjojme “ te keqen tone te madhe.

Login to post comments