Pse Veliaj dhe Rama janë përgjegjës për inceneratorët në çdo rast?!

Diel, 10 December 2023 13:23

SPAK po i shkon në fund çështjes së inceneratorëve. Janë disa qindra zyrtarë të arrestuar për aferën që fillon në Elbasan, shkon në Fier dhe në Tiranë.

Janë përfshirë ministra, drejtues të lartë të pushtetit, pushtetarë vendorë dhe kuptohet një skemë e dirigjuar nga Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, të cilët në fakt pretendohet se, kanë korruptuar tërë shtetin dhe në këtë rast përgjegjësinë e ka kush?

Pushteti vendor, ku janë kryetarët e bashkive dhe pushteti qëndror që në rastin e Tiranës dhe të tjera na kanë treguar se nuk ekziston, që janë shërbëtorë të korrupsionit të lekëve që u hidhen me shukë surratit.

Në rastin e inceneratorit të Tiranës, përgjegjës janë dhe Rama dhe Veliaj. 

Edhe për Elbasanin është kryeministri, edhe për Fierin kryeministri dhe stafi i tij. Së pari, për faktin si u mund që u bënë 14 vendime brenda ditës për Elbasanin dhe më pas nuk u verifikua asgjë, ndërkohë që mediat shkruanin dhe bërtisnin kryeministri ynë mbronte inceneratorin e Elbasanit.

Ndërkohë që këtë verë edhe pse janë paguar 24 milionë euro plehrat në Elbasan u dogjën sërish. Inceneratori ka një kosto katastrofike, rreth 2 milionë euro për tu mbuluar.

Në Fier doli na tha kryeministri dhe deputetët e tij se, inceneratori ishte përfunduar, punonte, na treguan një transportier, ndërkohë që e vërteta është krejt ndryshe. Inceneratori nuk ka përfunduar kërkon ende investim dhe kryeministri këtë e di shumë mirë pavarësisht se fshihet dhe gjithmonë e mbron.

Ashtu siç ka mbrojtur Elbasanin dhe Fierin , kryeministri mbrojti Tiranën kur na tha se ishte Paul Wurth. Në fakt në Tiranë nuk ishte Paul Wurth. Ai ishte thjesht dhe vetëm një emër i vendosur për një kontratë fiktive.

Dhe kur mediat raportuan këtu e 5 vite më parë fort për këtë skandal, se gjithçka po e bënte Klodian Zoto me Mirel Mërtirin, ku të gjithë biznesmenët e Tiranës duhet të kalonin dherat nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, ku të gjithë institucionet thonin se ishte Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto pas inceneratorit të Tiranës, kryeministri dilte e na thonte që ishte një kompani e huaj se kishte kompani prestigjoze e kryebashkiaku na tha se kishin ardhur holandezët.

Pra në çdo rast Edi Rama dhe Erion Veliaj janë përgjegjës për inecenartorin e Tiranës.Jo sepse mund të kenë marrë ndonjë shukë me lekë dhe i ka korruptuar Mirel Mërtiri si këta zyrtarët lart e poshtë.

Këtë askush nuk e ka thënë deri më tani sepse ende nuk gjenden prova, por lidhjet janë kaq të forta sa ngrenë dyshime pafund.

Nga ana tjetër askush nuk mund të thotë se Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk janë përgjegjës thjesht dhe vetëm për faktin se mediat kanë vite që denoncojnë.

Që u zhvillua një komision hetimor dhe nuk ngritën gishtin të verifikonin, të vlerësonin, të merrnin makinat e tyre luksoze që ua paguajnë taksapaguesit shqiptarë, të merrnin me vete Ëngjëll Agaçin apo Taulant Tushen dhe të shkonin  te landfilli dhe ta shikonin se ku ishte inceneratori.

Çfarë po bëhej me të?! Pse nuk ishte investuar?! Pse nuk zbatohej kontrata? Pse është shkatërruar njësia e zbatimit të projektit IZP? Pse shqiptarët vazhdonin dhe pagunin 29 euro/ton kur nuk kishte incenerator.

Pra për çdo rast Edi Rama është përgjegjës për mosveprimin, për neglizhencën apo mbrojtjen që i ka bërë inceneratorit të Tiranës dhe kjo e ndarë nga dëshira e tij për të pasur incenerator sepse kjo solli asgjë më shumë dhe asgjë më pak se, një aferë korruptive me 178 milionë, me një incenerator që nuk ekziston, me një tjetër që s’ka përfunduar dhe një tjetër që është një kazan me naftë që kërkon miliona euro./ CNA

Login to post comments