Vasili: Veliaj, virusi i sëmundjes që po djeg qindra milionë euro! Qytetarët të zhgënjyer nga drejtësia e re

Diel, 10 December 2023 18:59

Vasili theksoi se edhe në këtë rast, qytetarët kuptojnë se kjo drejtësia e re shkoka me regji, me llogari, dhe përderisa në pushtet është Erion Veliaj me Edi Ramën këta janë të paprekshëm pavarësisht se mund të bëjnë dëme me qindra milionë euro.

Vasili: Të gjithë janë shokuar kur në listën e këtyre të ndaluarve të nxjerrë nga SPAK, nuk kanë parë kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Nuk është se janë shokuar se prisnin apo kishin një inat kundra Erion Velisë. Çështja ishte shumë e thjeshtë, Erion Veliaj ishte evidentuar qartazi që shkaktari kryesor ishte ai që ndërmori këtë nismë, shkeli ligjet dhe rregullat e shtetit dhe mbas të cilës u prodhuan pasojat. 

Kjo është tamam si një sëmundje që ka një shkak një virus, një bakter dhe pasaj vijnë pasojat. Shkaku, virusi, i shkaktoi sëmundjen e madhe, këtë sëmundje që po djeg qindra milionë euro, siç është inceneratori që nuk ekziston është Erion Veliaj. Pra si mund të shërohet kjo sëmundje, si mund të shërohet kjo histoi korrupsioni, të zbardhet, të shkojnë përgjegjësitë deri në fund, kur shkaku, ai që e vuri në lëvizje, ai që shkeli ligjet për ta vënë në lëvizje, nuk figuron gjëkundi. Ju s’keni parë gjë që as të jetë pyetur, as të jetë thirrur si person në dijeni dhe pse mbi të përgjegjësitë janë shumë të rënda dhe përgjegjësitë janë të provuara, është e zeza mbi të bardhë.

Dhe në këtë rast sigurisht që të gjithë janë vërtetë të zhgënjyer sepse kuptojnë se kjo drejtësia e re shkoka me regji, me llogari, dhe përderisa në pushtet është Erion Veliaj me Edi Ramën këta janë të paprekshëm pavarësisht se mund të bëjnë dëme me qindra milionë euro.

Login to post comments